“Nëse e ndihmon një qen nga vdekja dhe i jep për të ngrënë, ai do të qendrojë ty besnik gjithmonë dhe kurr nuk do të të kafshojë. Ky është dallimi mes qenit dhe njeriut” – Mark Twain.
Unë do thoja; ky është dallimi mes qenit dhe shqiptarit që është anti SHBA dhe anti Evropë“.
Levizja anti SHBA nuk është e rastësishme, as nuk ka të bëj kundër një njeriu, nuk ka të bëj vetëm me zotin Delawie, por kjo ka një prapavijë më të rrezikshme. Kjo levizje është e hershme, kjo është e hartuar nga qarqet majtiste islamike. Në komunizëm ishte Enver Hoxha marioneta Dushan Mugoshes dhe Miladin Popovicit, që zbatoj një levizje anti SHBA dhe anti Evrope.
Pas komunizmit
Në Shqipëri pas komunizmit, gjatë fillimit të viteve ’90 qeveria shqiptare dhe institucionet e saj të inteligjencës kanë bërë sikur nuk shohin, ndaj fondacioneve ‘humanitare’ që sollen frymen e islamit radikal në vend, i cili fillojë të krojojë opinion anti SHBA dhe Evropë.
Pas lufte në Kosovë, ndodhi po e njëjta gjë. Dhe se me 11 shtator 2001, ne skuta te Prishtines u festua nga një grup i vogel atëherë, por që më kohë ky gurp është rritur. Kjo levizje anti SHBA dhe Evropë, u zhvillua në shumë segmente të shoqerisë kosovare, në institucone dhe organizata joqeveritare. Krijimit të një opinion anti SHBA e bënë edhe analistë, klerikë radikalë nëpër shumë Xhami. OJQ-të që ende veprojnë të tilla dhe që më vonë u shënderruan në parti politke, janë sot zbatues të kësaj ideologjie majtiste dhe islamike kundër SHBA-ve dhe Evropës. Në cdo vend levizjet anti SHBA fillojnë kundër ambasadave dhe ambasadorëve, prandaj kjo nuk është aspak risi.
„Një njeri është i lire, nëse arrinë të kontriollojë emocionet e tij“ thot filozofi Spinoza. Ato mund të jenë të brendshme (psh.urretjta ) apo të jashtme, që vijnë nga ideologji të ndryshme fetare apo nacionaliste. „Një njeri i lirë është nëse arrinë të kuptoj vetë“- filozofi Martin Luter. Lirinë civile dhe politike mund ta dhurojë dhe sigurojështeti, por jo lirinë mendore, atë e jep vetëm edukimi i mirë. Për këtë edhe filozofi Kant edukimit të shoqërisë i kushton një rendesi, e posaqërisht vetëdijës dhe arsyes. Shqiptarët po të mendojnë me arsye, nuk do ishin kurr kundër SHBA-ve dhe Evropes, ata do kishin respektuar mendimin e ambasadorit, sepse të mbroshë institucionin eshte kulturë institucionale.Njeriu me vetëdije dhe i arsyshem arrinë te kuptojë, se vetëm në këtë formë zhvillohet demokracia.
Po të mendonim me arsye, do të kuptonim, se ne jemi fajtorë, dhe se ne ishim fajtorë gjatë historisë. Kur kupton njeriu fajin, mund të përmirësoj veten. Deri me tani ne jemi vetëm folklorist, kemi bindur veten, se ne jemi të pafajshëm, dhe se fajtor e lëmë gjithëmonë tjetrin, sikur tërë bota ështe kunder nesh. Fajsojmë pa bazë Evropen, urrejmë atë dhe nuk mendojmë se jemi edhe ne evropian, nuk dijmë se ishte Evropa dhe jemi ne sot komb shqiptar, pa të nuk do tëekzistonim fare, që nga traktati i shen Stefanit nuk do ekzistonim me.
Kosova ka probleme të ndryshme, ka vërafëri ekonomike, por më e keqja është se ka varfëri mendore. Lirinë mendore e fiton njëriu me edukim të mirë, dhe se sistemit i edukmit në Kosovë është në gjendje të mjerueshme. Shqiptarët në fushat, ku po thuaj menjëher pas luftes, i kishin të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë, janë më të pa zhvilluarat. Është fusha e Arsimit dhe Shëndetësië, dy fusha, në të cilat, shqiptari do duhej të shikonte njëherë dhe te mendonte me arsye, pastaj do të kuptonte realitetin, se kush jemi ne. Ku qendron Arsimi dhe ku qendron Shendetesia?! A nuk janë shqiptarët që i dretjuan?! Po Malet, Lumenjët dhe Liqenjët që i shkatërruan, a nuk jemi ne shqiptarët, ata që i shkratërruam? Po mbeturinat, qe kundermojnë në cdo lagje të qytetit.?U mbajtën disa herë zgjedhje loklale dhe nacionale, u themeluan parti politke të ndryshme, por sa i përket kulturës politike, qasjes me pronen private, publike dhe shtetërore, mbrojtjes së ambinetit, janë largë kuptimit të demokracisë liberale.
Shqiptarët janë treguar edhe më herët mosmirënjohes.
Ishte mbretëria Austro-Hungareze, që themeloi shtetin shqiptar, që ndihmoi në organizimin e Kongresit të Manastirit, në mënryre që ne sot të kemi alfabetin latin, e të flasim shqip dhe të quhemi shqiptarë. Por ne nuk ishim asnjëherë mirënjohës kësaj mbretërie. Gjergj Kastrioti ka kudo përmendore në perendim, sepse mbrojti qytetërimin perendimor në atë kohë, ndërsa ne shqiptarët nuk bëmë asgjë për Franz Jozefin , që themëloi shtetin shqiptar, që mbrojti identitetin shqiptar më shumë se kushdo tjetër.
Opozita Kosovare
Nё shtetin demokratik, detyrë e opozitës është kontrollimi i e qeveritarёve qё qeverisin shtetin. Ajo kritikon zgjedhjen e programit të qeverisë dhe pёrpiqet tё tregojë se çfarë programi do të vinte ajo, nё rast se votuesit do t’ia kishin votuar atë. Në shetin demokratik ajo ofron dhe formulon alternativё ndaj programit tё qeverisё, në mënyrë qëtë bind votuesin dhe në zgjedhjet e ardhshme të tёrheqё interesin e shumicёs sё zgjedhёsve, dhe tё fitojë prej tyre shumicёn e votave e ta ndёrrojë qeverinё. Opozita kosovare, nuk ofron alternativë, nuk ben angazhimi politik modern dhe nuk kёrkon njё klimё tё moderuar politike. Me bllokime, nuk mundë të zhvillohet demokracia, as të bindet shumica e votuesit.
Demokracia dhe Kosovarët
Një shoqërie mund të i dhurohet liria dhe shteti, por jo demokracia. Demokracia nuk mund t’i imponohet asnjë shoqërie. Ajo nuk mund të jëtë as dhuratë, që mund të dhurohet. Demokracia mund të ndërtohet, ajo mund të zhvillohet nga vetë shoqëria. Funksionimi i institucioneve është kusht për zhvillimin e saj, pa funksionim, ajo nuk mund te zhvillohet.
Nëpër oda primitive të burrava, nuk zhvillohet demokracia. Ata deputet, që nisen nga odat e burrave dhe ulën këmbë kryq me burra, nuk duhet të kenë vendin në Parlament, sepse ata politikanë, janë pengesë e madhe e zhvillimit të demokracise.
Vetëm demokracia mund të siguroi shtetin juridik. Por për këtë duhet të keshë qytetarin mirë të edukuar. Kosova nuk e ka këtë qytetar, sepse sitemi i edukimit nuk ka bëre, që ne të kemi qytetarin e edukuar për demokraci. Aristoteli thotë: “Kushtoni rëndësi edukimit të rinisë, një neglizhencë e tillë do tëju kushtojë“. Si mungesë e një sistemi të mirë te edukimit, kemi sot qytetarin, i cili reagon kundër shtetit, dhe është me shkelësit e ligjit. Nuk respekton institucionin, shtetin, Repuliken dhe simbolet e saj, pronen private, e as atë publike.
Këta politikanë janë produkt vendor, janë të rritur dhe të edukuar nga prindër te ketij vendi.
Shoqeria në fise, nuk mund të demokratizohet lehtë, e edhe më e vështirë është nëse kjo shoqëri ka mentalitet të Lindjes së Mesme.
Si pasojë e gjithë kësaj, sot qytetari i kësaj shoqërie shkon pas politikanëve demagogë. Ai nuk mendon se me fundamentalistë nuk luftohet fundamentalizmi, me uzurpatorë, nuk luftohet uzurpimi, me të korruptuar,nuk luftohet korrupsioni dhe me mosnjohës të Republikes, nuk mbrohet Republika.
Demokracia mund të zhvillohet vetëm duke funksionuar institucionet, duke u demokratizuar ato. Vetem në këtë mëyrë mund të ndërtohet shteti i së drjetës, ku zbatohet ligji, ku funksionon gjykata, ku nuk ka hapësirë për uzurpator dhe ku biznesi privat zhvillohet.
Nuk mund të kemi rend dhe ligj pa demokraci, nuk mund të kemi demokraci pa funksionim te institucioneve dhe nuk mund të kemi institucione nëse ne nuk i ruajmë dhe bëjme ato funksionale.
Shkrim shume i mire, shume respekt per zoterine.
Fatkeqesisht ky popull ka humbe bosullen.