Takim festiv ne Kafe “Kuvendi” ne mbyllje te vitit 2015

Me datën 30 Dhjetor 2015, sipas tradites disa vjeçare të Revistes Kuvendi per takimet  e fundvitit, edhe këtë vit, në Kafe “ Kuvendi” u bë takimi i mbylljes së vitit me disa nga miqtë e  Kuvendit, të cilët prej vitesh i janë gjendur pranë. Viti që po mbyllet, i cili startoi 365 ditë më pare, shënoi disa aktivitete, njëri prej të cilëve qe i veçantë. “Nata e leximeve” ishte një risi e re e 2015-tës, në të cilat u përkujtuan autorë dhe krijimtaria e disa  krijuesve, që tashmë nuk jetojnë. Të tilla ishin aktivitetet e realizuara për Martin Camaj, Pjetër Arbnorin, Frederik Reshpjen, Betim Muçon dhe Zef Lleshin. Po ashtu, gjatë vitit që shkoi u bënë dhe promovime librash dhe  përzgjedhje leximesh nga numra të ndryshëm të Revistes Kuvendi. Nje promovim model ishte ai i krijimtarisë se  poetes Enkelejda Kondi, e cila kishte udhëtuar nga Franca për të qënë e pranishme me krijuesit e Detroitit.

31 dec15-1

Me këtë rast, Botuesi i Revistes Kuvendi, krijuesi Pjeter Jaku përshëndeti të pranishmit dhe i uroi ata për Vitin  e Ri 2016! Duke folur për punët e mira të vitit 2015, në emër të Këshillit Botues ai dha disa Çertifikata Mirënjohjeje atyre që kanë ndihmuar vazhdimisht aktivitet e Kuvendit si:  Vasel Ujkaj, i cili vazhdimisht ka përkrahur aktivitet e Kuvendit si dhe i ka sjellë arshives së saj disa materiale shumë të rëndësishme  nga Jeta e Komunitetit Shqiptar në Detroit, Zef Palokaj, gazetar i njohur të Radiotelevizionit Shqiptar , krijuesit dhe njërit prej miqëve të mirë të Kuvendit që në vitet e para të saj, Aida Gjergji, që me punën e saj ka ndihmuar vazhdimisht mbarëvajtjen e  Revistes dhe Kafe Kuvendit, Gjovalin Kola që i është gjendur në ndihmë Kafe Kuvendit që në fillimin e aktivitetit.

Me “shkrirjen e akujve” ndërmjet Dragut dhe Jakut, të cilët për një arsye të pa’arsyeshme kishin pasë për ca kohë mardhenje të ngrira, si dhe me praninë e Dragut në këtë takim, Pjeter Jaku i dorëzoi Rush Dragut Mirënjohjen e akorduar në Ditët e Letërsisë Shqipe të këtij viti, për  punën e perkushtimin tij qysh ne fillimet  Revistes Kuvendi, në mbajtjen e rubrikave informative dhe  intervistave në nivelin e kohës.

31 dec 15-3

Poashtu, Jaku falnderoi  veçanërisht Televizionin Shqiptar të Komunitetit, të njohur ACTV, Presidentin e tij Ndue Ftonin dhe  Drejtorin Eduart Aliko, të cilët ishin të pranishëm.

Në këtë mbrëmje festive përshendeten Eduart Aliko, Rush Dragu, Bardhok Ndoi, Elinda Marku, Zef Palokaj etj…

31 dec 15-2

Dhuratat më të mira të kësaj mbrëmje festive ishin fjalët e mira dhe besimi tek njëri-tjetri.

Korespodent i Kuvendit

02 Janar 2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *