Hadribeaj “Shqiponja” shqiptare e mposhtë, “Përbindshin” e Kanadasë, Kyle Nelson

Hadribeaj “Shqiponja” shqiptare e mposhtë, “Përbindshin” e Kanadasë, Kyle Nelson
Beqir SINA – New York
NOVA – MICHIGAN . Adrian Hadribeaj – “Shqiponja”, (4-0) është duke korrur suksese të jashtëzakonshme në luftën brenda kafazit, apo siç quhen ato MMA – Mixed Martial Arts – Arte të Përziera Marciale.

24-vjeçari nga Tirana, Hadribeaj – i thirur “Shqiponja” me fitoret e tij të njëpasnjëshme, është i pamposhtur, në të gjitha metçet, e zhvilluara deri tani – dhe po ktheht në një i “Perbindesh” i kafazit në Amerikën e Veriut.
Me 12 shtator, ai është “përlarë” për titullin kampionit të botës në federatën e TXC, me Kyle “Monster” Nelson (6-0)- kampionin e botës nga Ontario – Kanada, në një parashikim para dylutimit – fight prognoses, ku 83 përqind i jepnin fitoren Nelson dhe vetëm 17 përqind ishin për talentin shqiptarë Adrian Hadribeaj.
Hadribeaj në një bisedë të shkurtë për gazetën KNN, kishte thënë se qëllimi dhe ambicia e tij është që të arrijë majave të MMA-së – të kualifikohet për në UFC. Ku, mijëra adhuruesit e tij – në rrjetin social, mbasi i kan uruar fitoren me Nelson, i urojnë tani – atij, ngjitjen për në garën më të lart në UFC.
Hadribeja, thotë se asnjëherë nuk ka menduar për humbjet dhe se sipas tij, me stërvitje dhe përkushtim rezultatet nuk mungojnë.
“Unë mendoj vetëm për fitore dhe prandaj dedikohem që të stërvitem për kampion. Synimi kryesor, është të futem në ligen e parë në botë UFC. Më duhen 4 deri 5 më shumë meçe t’i fitoj”, ka deklaruar Hadribeaj.
Në natën e Shtunë, më 12 shtator në Nova – në një luftë të re, për titullin e kampionit të botës në Novi, Michigan pjesa e promovimit Triple X Cagefighting, Nelson, i cili është i pamposhtur në gjashtë dyluftime do të humbte para “Përbindshit”, shqiptarë Adrian “Shqiponja” Hadribeaj, i cili është i pamposhtur në katër dyluftime për titullin Bellator.
Nelson dekalroi para dyluftimit: se ai është optimist për periudhën e ardhshme.
“Unë jam duke luftuar me ndjenjë e madhe”, tha Nelson. “Unë jam duke luftuar një klasë më lart se kundërshtari im, por unë jam i bindur në trajnimin tim dhe përgatitjen. Pra, të vijë 12 shtator, për fitore dhe ju do të shihni kur vijë në shtëpi me rripin – “Ju do të shihni do të vijë në shtëpi me rripin.” përsëriti ai.
Ndërsa, para dyluftimit Adrian Hadribeaj, ka thënë :” Unë nuk kam vetëm përgatijen dhe forcën për një fitore, por kam – një ekip ose ekuipazh që më ka përgatitur për fitore. Kam qindra shqiptarë me flamurin kuq e zi që më bëjnë krenar dhe me inkurajojnë për fitoren – është familja ime. Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen prej nga sponsorët e mi krenar! e deri tek shqiptarët mbështetsit e mi – Sot, është dita “Oh sa mirë me qenë Shqiptarë – dhe “Ne e bejmë atë – Ne bejmë histori” “We did it ! We made history! shkruan ai në statusin e tij në facebook.
Dyluftimi i 12 shtatorit, në Nova – filloi me një atmosferë jashtëzakonisht emocionate, kështu të paktën tregojnë pamjet e vendosura dhe të shpërndara në rrjetet sociale, në video dhe fotografi. Ku duken rreth 200 tifozë shqiptarë, që u përkujdesën për të motivuar dhe inkurajuar, Shqiponjën – të cilët ishin gjatë gjithë dyluftimit në kulmin e entusiamit duke thirur “Shqipëria – Shqipëria – Shqiponja Shqiponja”.
Adrian Hadribeaj – “Shqiponja”, ka zgjedhur të dalë në dyluftim me Nelson, ne stadiumin e mbyllur, Nova, i mbuluar me dhjetra flamujt më të bukur në botë – Kuq e Zi, dhe ritmet e forta të këngës së famshme “ Kuq e Zi” të Florit me Elava Gjata.
Një shqiptarë që ka ndjekur ndeshjen nga afër, shkruan në statusin e tij në facebook se:”Nuk pendohem që kalova një natë pa gjumë, duke përcjellur duelet në MMA nga ora 1:00 e mesnatës (12 shtator) deri në orën 6:00 të mengjesit të sotëm( 13 shtator) kur Adriani, në një luftë të vështirë mposhti kundërshtarin e tij dhe na bëri që të ndihemi krenar në të katër anët e botës ku jemi ne shqiptarët.
Ai shkruan se :”SHQIPONJË” e vërtetë na u tregua ky djalosh, thotë ai ndërsa përcjell urime titulli i kampionit e suksese në të ardhmen. “Shpresojmë të të shofim me këtë titull edhe në UFC”.
Lufta e fundit për kampionin Kyle “Monster” Nelson – ishte në maj të vitit 2014, ku ai mundi ish-kampionin olimpik Ainsley Robinson me një asfiksim “gijotinë” në vetëm 42 sekonda. Në tre nga gjashtë “luftërat” e tij ai përfundoi si “luftëtar” me asfiksim shkruan shtypi kanadez.
Kurse, fitorja e fundit ie Adrian “The Eagle ” Hadribeaj – ka qenë ajo duke mundur A.J. Williams, në një “luftë” të vështirë simbas një gazete sportive në Las Vegas, e cila shkrujati se ;“Fitorja, erdhi nëpërmjet vendimve të ndara të gjyqatarit Mark Smith pra duke lexuar rezultatet tij”.
Kjo fitore e cila ishte dyta rradhazi brenda pak javëve erdhi në një Match të peshës së lehtë, kur Adrian Hadribeaj, fitoi 3-0 në MMA, dhe 2-0 në BMMA, duke e “rrahur” kësaj rradhe brenda në shtëpinë e tij amerikanin nga Las Vegasi AJ Williams, i cili mori vetëm një raund atë të tretë, 1-1 në MMA dhe 0-1 BMMA.
Ndërkohë që është e fundit fitorja e madhe, e Hadribeaj në Nova me 12 shtator, kundra Kyle “Monster” Nelson, e cila i dha atij rripin “Triple X Cagefighting”, duke e shpallur atë kampion bote.
Kjo fitore e “Përbindshit”, shqiptarë Adrian “Shqiponja” Hadribeaj, tregon se ai tani është shumë afër UFC . Simbas specialisteve fitorja e tij – ndaj Nelson, ndoshta ka hapur rrugën dhe tregon se ai është shumë afër edhe, me një avantazh të lehtë ndaj kampionit më aktiv aktual Kyle “Monster” Nelson me 6 fitore dhe vetëm 1 humbje. I cili, gjithashtu, lufton për të për të njëjtën kartë (UFC Fight Night 81).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *