Nga Elinda Marku
Shfletimi i kujtimeve dhe i ditarëve të patriotëve të mëdhenj shqiptar të diaspores, tregon më në fund haptas absuditetin e patriotizmave tona!!!
***
- Shqiptarët që kanë emigruar nga të dyja vendet, Shqiperi e Kosovë , gjatë viteve 50- 90 (ato të Kosovës deri në Pavarsinë e Kosovës), kanë ikur e janë mbërritur në kontinentin e Amerikës, për të shpëtuar kokat prej dy rregjimeve, atij diktatorial në Shqipëri, dhe atij antikombëtar në ishJugosllavi.
Me të drejtë lindin pyetje:
-Si shpjegohet, që këta shqiptar të ikur për të shpëtuar jetët, kanë pasë vullnetin, guximin, dëshirën, nostalgjinë, me u kthy në Beograd, të futur të gjithë brenda një topi të rrumbullakët, që qënka rrottullue prej përtej Oqeanit e qënka ndal ke “ushtari i panjuhur” në Beograd?
Dimë padashje se: “ushtari i panjohur” i ishJugosllavisë, gjindej e gjindet bash ke varrezat e Titos e te Ratkovicit, armiqve më të tmerrshëm të kombit shqiptar, varre të cilat i ruan “busti i ushtarit” të panjohur” (” Pali Boric”).?
.
-2.Shkruajnë me mburrje anëtarët e ekipit të futbollit “Besa” që mund të ishte quajtur “Përparimi” ose “Shqiponja”, se nuk kanë qënë thjesht një grup lojtarësh të talentuar në futboll (succer), por një grupim patriotësh trima që dinin të luanin me top. Atëherë, me çfarë pretendimi, arsye, detyrimi, ose qëllimi, ky grup patriotësh shqiptarë që luajnë edhe futboll gjinden në Beograd? Të luanin futboll? Më kë do të luanin, dhe me kë luajten futboll?! Me “ushtarin e panjohur”?! Me Titon, apo me Ratkon?! Pasi në kujtimet e publikuar, askund nuk përmendet ndeshja e futbollit të ekipit “Besa”, por lulet që lojtarët e “Beses” paskan vënë tek busti i “ushtarit të panjohur”?!
.
- Në kujtimet e publikuara, lexojmë emrin Ninosllav Berishiq!. Për më tepër në shkrim hasim nota mburrjeje se, Ninosllaviq paska lindur në Shkodër, paska pasë njanin prej prindërve shqiptar, por paska ardhë në gji të ekipit “Besa” e Detroit për të mësuar shqipen, prej shqiptarëve që nuk kishin lindur në Shqipëri, dhe që nuk kishin ba asnjë klasë shkollë në shkollat shqipe.Ja që mua me vjen të pyes: A thua të ketë ditur Ninosllavi shqip më mirë se shqiptarët e ekipit “Besa”? Dhe jo pa qëllim ka folur serbisht, me lojtaret shqiptarë të “Beses”?! A të jetë “rrenë” ajo që thuhet e dihet se Ninosllavi nuk erdhi rastësisht në gjirin e “Beses”, aq më pak për të mësuar e folur shqip. Meqë për koinçidencë fill mbas ardhjes së tij në “Besa”, nisën ato të ashtuquajtura NGATERRESA?! Madje ku ta di pse e si e di, se: Ninosllavi lidhi edhe kumbari me ndonjanin prej lojtarëve të ekipit “Besa”?! Shto edhe faktin se Ninosllavi ende kujtohet si një UDB-ist me rrogë e me famë.?!
.
- Ekipi “Besa” a është një ekip që e mban lart krenarinë e shqiptareve të atëhershëm apo një “kurth” i turpshëm që u kurdis në brendësi të “Beses”?Dhe nëse e kujtojmë “Besen”, si mund ta kujtojmë? Ashtu siç ishte në të vërtetë, apo ashtu siç do të donim Ne të kishte qënë?
.
- Çfare do të ndodhte sikur sot, një ekip futbolli Amrikan, të shkonte në Vietnam, kur marredheniet diplomatike te Amerikes me Vietnamin jane rreciproke, të vendoste lule tek “ushtari i panjohur” i Vietnamit? Kur dime se, ai ushtari i panjohur i Viatnamit ka vrare Amerikan. Dhe anasjelltas “ushtari i panjohur” (unknown soldier) i Amerikes, nuk mund te prese ekipe sportistesh nga Viantnami per t’i vene lule as per t’i ra ne gjunje! Sepse, edhe kur nje komb asht ne paqe, busti i ushtarit te panjohur perfaqeson luften qe asht ba, qe mund te bahet….!
Bustet e ushtareve te panjohur, nuk jane ngritur me nderuar paqen, por luften qe ka sjelle ate.
…
Te gjithe ata shqiptare qe nuk jane dakord, as nuk do te bien kurre dakort me kuroren e luleve qe “besataret” “patriote” te Detroitit kane vene tek “ushtari i panjohhur” i Beogradit, aq me teper ne kohen kur Kosova ishte nen thundren e ushtrise serbe, sipas kujtimeve qe lexojme sot, nuk qenkan tjeter veçëse minj te Enver Hoxhes. Ndersa autori i kujtimeve ne fjale, qenka patriot, ani pse pret e perciell bash dhendurret e krimineleve me te medhenj, hoxhiane. Pret e perciell bllokmene, e drejtues te institucioneve informative te rregjimit te Hoxhes! Pavarsisht se autori i kujtimeve ne fjale , ka miqesi prej dekadash me ishoficere te ishsigurimit te shtetit, te cileve asnjehere nuk u mungon kurajoja as krenaria ta pohojne se ende nuk jane penduar pse i kane sherbyer atij sistemi me devotshmeri.
…
Detroit,
Shtator 2015