Se shpejti Radio “ Kuvendi”

Revista Kuvendi do te botoje se shpejti supplementin: ” Te vertetat e pathena, theshetheme te verteta”, bashkerisht me suplementin e lartepermendur, do te keni mundesine te ndiqni online “Radio Kuvendi” me intervista e biseda ne mikrofonin tone,rubriken “Mikrofon i i fshete”, rubriken “Kenge e rapsodi te reja” qe u kendohen “Personazheve” me ne ze te koheve te fundit! Nder kohe do kemi rastin te ofrojme “Letersine Shqipe dhe Amerikane ne mikrofon”, “Drama radiofonike”,” fragmente te shkeputura nga jeta dhe aktiviteti ne Qendren e  Shën Palit, me te madhen ne komunitet”,  “Femijet dhe  mikrofoni” ne  emisionin per  femije,  do te kene  rast  qe  femijet e bashkeatdhetareve  tane ne  komunitet, te  tregojne  mbresat  e  tyre rreth  pushimeve  ne  atdhe, kujtime  e  perralla qe  ua  kane  treguar  gjysherit e  tyre, te  rrecitojne  e  te  lexojne  shqip (per  kete realizim  do  te  kete  edhe  nje  konkurs  per  femije). Femijet shqiptar  te  lindur  ketu  do  te  kene  rastin  te luajne pjese ne  mikrofonin e  radio Kuvendi,  me  instrumentet  qe  ata  kane  mesuar  te  luajne,  si  piano, flaut, kitare, bateri, dhe  instrmente tradicionale  shqiptare,  si fyellin,  cifteline, lahuten, sharkine, dajren,daullen,  etj. Jeta e dendur e ketij komunitetit duhet pasqyruar me realitet, regorizitet, e detaj per detaj ! Duhet te mbahemi mend bash per bemat tona! Te na njohin saktesisht ketu e ne atdhe kush jemi e cfare realisht bejme per kombin e njeri tjetrin! Si i sherbejme realisht, se si ia shprehim mirenjohjen ketij shteti e vendi te shenjte! Sa realisht te ndershem jemi! Radio Kuvendi tashme i ka realizuar dhe montuar 14 emisionet e para! Radio Kuvendi eshte e hapur per te gjithe! Zeri dhe fjala e sicilit shqiptar e gjen mikrofonin tone per te thene e per  t’u degjuar! Intervistat surprize do te jene nje gjetje e re nga radioja jone! Sot eshte shume me e kollajte per te krijuar media se sa ishte para 14 vjetesh kur u krijua Kuvendi! Amerika eshte vendi i lirive dhe i mundesive, per ta gjetur secili veten!

Korespodenti i Revistes “ Kuvendi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *