SHBA: Ura Porta e Artë në Kaliforni – një veprat më brilante të inxhinierisë së ndërtimit të urave

Beqir SINA, New York

Ajo është shpallur nga Shoqata e inxhinierëve amerikanë si një nga Mrekulllitë e botës moderne

SAN FRANCIKO CA- Ura Porta e Artë u ndërtua në pjesë më të ngushtë të dy brigjeve të ujit që rrjedh në mes të gadishullit, bregut San Franciskos dhe West Marin, që lidhen mes tyre me ujrat e lumenjëve Ice Age dhe nga ujërat e lumenjëve Sacramento dhe San Joaquin që kalojnë nëpër një kanal të thellë përmes shkëmbinjeve në rrugën e tyre për në oqean. Kjo ngushticë është rreth tre milje e gjatë nga një milje të gjerë, e njohur edhe për thellësinë e saj, mes baticës dhe zbaticës së rrymave të fuqishme, të Oqeanit Paqësor duke filluar nga 4,5-dhe 7,5 nyje.

E rrethuar shpesh pothuajse gjatë gjithë vitit nga mjegulla, ngushtica ishte çuditërisht e “pakapshëme” për eksploruesit e hershme të shekullit të 16 -të, europianëve, Juan Rodriguez Cabrillo dhe Sir Francis Drake, të cilët ngritën kampin e tyre dhe ishin të parët që nisën eksplorimin e dy brigjeve; Drenushë e Artë dhe West Marin në qershor 1577. Vëzhgimi i parë, për ndërtimin e urës që do të lidhte dy brigjet thuhet se ndodhi gati 200 vjet më vonë.

Deri në vitet 1840, ngushtica u quajt “Boca del Puerto de San Francisco,” (Goja e Portit të San Franciskos).

Më 1 korrik 1846, dy vjet para zbulimit të arit në Kaliforni kapiteni i ushtrisë amerikane John C. Fremont duke bërë një eksplorim në ngushticën e ngushtë që ndan gjirin me Oqeanin Paqësor, tha se “ajo është një portë e artë për të bër tregtinë me Orientin. “Emri i parë, i kësaj ure u shfaq në biografin e saj gjeografike, dhe paraqitet në Senatin amerikan më 5 Qershor 1948, kur ai shkroi,” për këtë Portë duke dhën emrin e “Chrysopylae” ose “Golden Gate”, për të njëjtat arsye që porta e Bizanti quhej Chrysoceras, apo Golden Horn “.

Në mbrëmjen e diel, 27 Maj 2012,  ditën kur në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po festohej Dita e Përkujtimit të, të Rënëve – Memorial Day, në San Francisko – Kaliforni me një masiv fishekzjarresh dhe një shfaqje spektakolare u shënua 75-vjetori i Urës Golden Gate Bridge – Ura Porta e Artë. Sipas gazetës më të madhe në San Francisko “SFGate” dhjetra mijëra njerëz ishin mbledhur në dy anët e brigjeve të gjirit, për të shikuar këtë ngjarje etuziaste, e cila u shoqërua, duke përfshirë koncerte me muzikë live, stenda të artit, parada me varkë, dhe anijet luftarake dhe parakalimin e formacioneve të forcave policore, zjarrëfiksve si dhe një demostrim me aeroplan dhe parshutistë nga qielli.

Tre vjet më parë në një kontrast të fortë me mijëra njerëz që ishin mbledhur të festonin, anëtarët e grupit Fondacioni Hekurudhor Ura – Bridge Rail Foundation,, një organizatë e përkushtuar për të ndalur hedhjet vetëvrasëse nga ura, në një shfaqje përkujtimi në bregun lindor të saj ekspozuan 1.558 palë këpucë, që përfaqëson numrin e njerëzve që vdiqën që nga hapja e saj – 75 vjetë më parë. Mbasi kjo “Është, parë si një simbol i së keqes së kësaj ure, sa i thellë dhe serioz ky problem ka qenë, prej nga dita e inagurimit të saj” tha Paul Muller, një zëdhënës për grupin Bridge Rail Foundation duke shtuar se:”Ne jemi ende duke humbur 30 deri në 35 njërëz në vit brenda dhe jashtë urës,” tha ai.

Festimet për këtë urë janë për çdo vit të bukura dhe interesante, ato mbledhin rreth saj mijëra amerikan dhe turistë të huaj që vinë posaçërisht në San Francisco, në festimet të përvjetorit çdo përvjetori të Golden Gate Bridge

Autoritetet e San Franciskos thonë se kur vjen maji,  në dy brigjet që lidh ura mbahen një seri e gjatë festivalesh, eventesh e turesh që e gjallërojnë zonën afër urës në këtë datë që shënon ndërtimin e saj. Mbasi sipas tyre Ura Porta e Artë – Golden Gate Bridge është simboli i San Franciskos dhe është një nga urat më të bukura e më të fotografuara në botë. Ajo është 2,71 kilometra e gjatë. Kur përfundoi në 1937, ajo ishte ura më e madhe dhe më e gjatë në botë, ndërkohë që tani ajo renditet në vend të nëntë.

Ura ka ngjyrë të kuqe në portokalli, e cila u zgjodh bazuar në propozimin e arkitektit Irving Morrow sipas të cilët kjo ngjyrë do ta bënte më të dukshme në kohe me mjegull. Lyerja e plotë e saj u bë në vitin 1937 menjëherë pasi përfundoi, ndërkohë që në 1965 boja origjinale u zëvendësua me një bojë më rezistente. Golden Gate Bridge konsiderohet si një veprat më brilante të inxhinierisë së ndërtimit të urave. Ajo është shpallur nga Shoqata e inxhinierëve amerikanë si një nga Mrekulllitë e botës moderne.

Golden Gate Bridge është urë që përfshin lidhjen e dy brigjeve në gjirin e San Franciskos në Oqeanin Paqësor. Si pjesë e dy autostradave US Route 101 dhe California State Route 1,është infrastruktura që lidh qytetin e San Franciskos, me majën veriore të Gadishullit të San Franciskos, në Marin County. Ura Golden Gate Bridge është një nga simbolet më të njohura ndërkombëtare të San Franciskos, Kalifornisë, dhe Shteteve të Bashkuara. Ajo është shpallur një nga mrekullitë Botës moderne nga Shoqëria Amerikane e Inxhinierëve Civile. Ajo është konsideruara për nga vetë emri i saj – si Ura Porta e Artë “ndoshta nga më të bukurat në botë, dhe sigurisht nga që është një nga më të fotografuarat, urë në botë”.

Golden Gate Bridge –  Ura Porta e Artë

Ka  6 korsi (tre vajtje dhe tre ardhje) është urë e llojit Amerikan do me thënë e përdorshme, për automjete, këmbësorë dhe biçikleta. Ura “Golden Gate Bridge”, e San Franciskos mirëmbahet nga Autoriteti i autostradës dhe Qarkut të Transportit

Ura “Golden Gate Bridge”, është desinjuar nga Joseph Strauss, Irving Morrow, dhe Charles Ellis Materiali i ndërtimit të Urës është me bazë çelikun

Gjatësia e urës, nga bregu në bregë është rreth 1.7 milje ose 2.7 km. Gjerësia 90 ft – këmbë  ose 27.4 m.Lartësia që nga baza e saj në ujë 746 ft – këmbë ose 227,4 m,

Ndërtimi i Urës “Golden Gate Bridge”, fillojë 5 janar, 1933 dhe i dha fund ndërtimit më 19 prill 1937 Ndërsa u hap për automjetet dhe publikun më 25 Maj  1937, pra 75 vjet më parë . Kalimi i Urës “Golden Gate Bridge”, për automjetet bëhet vetëm me pagesë; 6,00 $ (cash), dhe  5,00 $ për abonentët  ( me Ez-pas)

Ura “Golden Gate Bridge” dhe Qarku Highway, kan qenë të autorizuar nga një akt i Legjislaturës së California, i cili është themeluar në vitin 1928 si entitet zyrtar për projektimin, ndërtimin, dhe financat e Urës që u quajt më vonë Ura “Golden Gate Bridge” –  Porta e Artë. Megjithatë, pas rënjes të Wall Street në vitin 1929, Qarku nuk ishte në gjendje për të rritur fondet e ndërtimit, kështu që thuhet se ai ka lobuar për të siguruar një masë prej 30 milionë dollarë të obligacioneve. Këto bono janë miratuar në nëntor të vitit 1930, nga vota në qarqet e prekura nga ura. Buxheti i ndërtimit në kohën e miratimit të saj  ishte 27 milion dollarë. Megjithatë, Banka e Qarkut nuk ishte në gjendje për të shitur bono deri në vitin 1932, kur Amadeo Xhanini, themelues i Bankës San Francisco – bazuar në atë Amerikës, kishte rënë dakord në emër të bankës së tij për të blerë këtë çështje të gjithë në mënyrë që të ndihmojë ekonominë lokale.

Dhe kështu mbasi u sigurua buxheti financiar filloi ndërtimi i urës “Golden Gate Bridge”, më 5 janar, 1933. Kostoja e projektit ishte atëhere më shumë se 35 milion dollar amerikan. Ura që quhet “Golden Gate Bridge” dhe në shqip thirret Ura Porta e Artë për ndërtimin e projektit të saj u realizua nga kompania ndërtimore McClintic Marshall Co, një degë e Betlehem Steel Corporation, e themeluar nga Howard H. McClintic dhe Charles D. Marshall, të dy inxhinier nga Universiteti i Lehigh

Strauss ishte kryedrejtuesi i projektit, në mbikëqyrjen e saj ditë-për-ditë, në ndërtimin e urës dhe duket se ai ka bërë disa kontribute të përurimit. Kryedrejtuesi Strauss me origjinë gjermane ka qenë një inxhinier i diplomuar nga Universiteti i Cincinnati. Njëmbëdhjetë njerëzë thuhet mbetën të vrarë nga rënia gjatë ndërtimit, dhe dhjetë të tjerë u vranë kur ura ishte afër përfundimit.

Ndërsa, me vdekjen e Jack Balestreri në prill 2012, të gjithë inxhinierët të përfshirë në ndërtimin origjinalë të Urës Porta e Artë – “Golden Gate Bridge” tani janë të vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *