Imzot Kaçorri themelues i Lidhjes “Per atdheun e per Thronin”

Nga Ndrek Gjini

 

Ne kete shkirm nuk po merrem me figuren e Ismail Bej Vlores dhe kontributin e tij te sterzmadhuar e glorirfikuar deri ne mitizim, (pasi ai qendroj ne Shqiperi pas aktit te ‘Shpalljes se Pavarsise’ gjithesejt 42 dite). Duke mbajtur positn e Kryeministrit dhe Ministrit te Jashtem, detyra ia donte, Ismail Bej Vlores, te udhetonte neper bote. Pra per rrjedhoje i bie qe (de facto) me drejtimin dhe punet e asaj qeverie te jete marre Imzot Kaçorri. Se si kane rrjedhur punet me vone per Kaçorrin, kjo dihet. Por dihet pak apo aspak rreth jetes dhe veprimtarise se tij. Une po rednis ketu disa fakte. Gjykimin po ia le lexuesit.

Informacione te bollshme jetes dhe veprimtarise atdhetare te Imzot Nikolle Kacorrit japin disa artikuj ne Revisten “Leka”, e cila dilte ne Shkoder para periudhes se komunizmit. Studimi me i plote deri tani, besoj, eshte ai i Imzot Pren Koles me titull ” Imzot Nikolle Kaçorri per mevehtesine e Shqiperise”, i cili eshte botuar ne revisten “Shpresa” te Prishtines dhe “Zeri i Shen Nikolles” ne Velezhe te Prizrenit.

Imzot Nikolle Kacorri u lind ne vitin 1862 ne fshatin Kre i Bajrakut te Lures. Babai i tij ishte katolik, ndersa nena muslimane. Arqipeshkvi i Durresit Imzot Ambrosio pas nje vizite qe beri ne Lure e mori me vete per ta pergatitur per meshtar.

Ne vitin 1884 mbaroi studimet filozofiko – teologjike per meshtar dhe u shugurua po te njejtin vit ne Shkoder. Sherbeu ne Delbnisht, pastaj u emerua famullitar ne Durres. Papa i asaj kohe e nderoi me “Kryqin e arte”, “Per Kishe dhe Pape”. Po ne kete vit emerohet edhe Ipeshkv. Ne vitet 1905 – 1907 drejtoi kryengritjen kunder turqve ne Kurbin.

Ne vitin 1908 merr pjese ne Kongresin e Manastririt se bashku me At Gjergj Fishten e shume atdhetare te tjere. Fale kontributit te tij dhe te disa klerikeve te tjere katolike ne kete kongres kemi sot nje alfabet latin dhe jo turk apo cirilik. Imzot Nikolle Kacori mori pjese ne Kongresin e Elbasanit i cili synonte te korigjonte imazhin negativ te kongresit te Dibres (korrik 1909) te organizuar prej xhonturqve. Revistes “Leka” flet edhe per gjyqin dhe denimin me disa vjet burg dhe gjobe ne te holla te Nikolle Kacorit, nga regjimi xhonturk i asaj kohe, lajme te cilat i boton dhe gazeta “Dielli”.

Ja si shkruan gazeta “Dielli” e dates 8.3.1911: “Me 15 te Dhjetorit u kenduen ne gjykatore te Durresit letrat qe paten ardhur te prishura preji temizit te Stambollit, me 17 vazhdoi gjygji perseri pore pa len shum me fole te ndershmin prift atdhetar,dhe pa thirr njeri si deshmitar. E denuan perseri me dy vjet burg e 25 lira gjob. Avokati mbrojtes zoti Talib Efendiu nga Gjirokastra kerkoji te zburgosurit e Don Nikoll Kaqorrit,dhe e bani temiz per se dyti por gjygji nuk e liroji”.

Imzot Nikoll Kaqorri ishte njeri nga arkitektet kryesor te berjes se shtetit te ri Shqiptar. Memorandumi qe ai i dergon Mbretit te Austro Hungaris Franc Jozefit vetem dy jave para se shpalljes se Pavarsise e deshmon kete me se miri.

Sic dihet ne fillim qe vendosur qe pavaresia te shpallej jo ne Vlore, por pikerisht ne Durres, ne qytetin ku Imzot Nikolle Kacorri zhvillonte veprimtarine e tij. Por autoritetet turke lajmeruan telegrafikisht komanden e Janines dhe u pergatit me shpejtesi nje njesi ushtarake turko-greke qe me cdo kusht te mos lejonte realizimin e ketij akti. Xhonturqit madje urdheruan vrasjen e organizatoreve te ketij akti. Ne kete menyre delegatet ne menyre tejet konspirative marrin rrugen e Vlores.

28 Nentor 1912, pasi mberrijne atje shumica e delegateve, ne Vlore mbahet Kuvendi i Pavarsise. Ismail Bej Vlora zgjidhet kryeminister dhe Minister i Puneve te Jashtme, dhe Imzot Nikolle Kacorri nenkryetar i Qeverise.

Me qe Ismail Bej Vlora u zhgjodh edhe si Minister i Puneve te Jashtme pjesen me te madhe te kohes e kalonte jashte Shqiperise, (ai ka qendruar ne Shqipri vec 42 dite), lirisht mund te thuhet se Imzot Nikolle Kacorri , luante rolin e kryeministrit ne Shqiperi.

Ja cfare shkruante me12 nentor 1912 Imzon Nikolle Kacori, ne memorandumin derguar Mbretit te Austro Hungarise Franz Jozefit I: “Shume te veshtire e te rrezikshme jane keto dite per ne shqiptaret e per nanen tone Shqiperine qe te kater shtetet e Ballkanve po dojn me e perpi e me coptu”. Dhe te mos harrojme faktin se ky memorandum i qe derguar Mbretit te Austro Hungarise Franz Jozefit I gjashtembedhjete dite para shpalljes se pavaresise se Shqiperise se Shqiperise. Duhet te vihet ne dukje fakti se perveç Imzot Nikolle Kacorrit, nenshkrues te ketij memorandumi jane edhe zoterinjte, Mustaf Asim Kruja, Rexhep Mitrovica, Fuad Toptani, Abdi Beu, Murat Toptani, Sali Gjuka dhe Bedri Pejani. Ata pemes ketij memorandui i kerkonin ndihme mbretit te Austro Hungarise qe shteti shqiptar mos te gllaberohet nga sllavet, greket e turqit. Kerkonin te njihej shteti shqiptar “ne kater vilajetet e Shqypnise me Kosove, Manastir, Shkoder e Janine”. Ky dokumnet eshte me rendesi pasi ketu jepet edhe numri i shqiptareve qe jetonin ne vitin 1912, mbi tre milione fryme, thuhet ne kete memorandum, dhe qysh atehere u kerkua qe Shqiperia me kater vilajetet te jete neutrale siç ishin Zvicra dhe Belgjika.

Pasi qeveria e Ismail Bej Vlores deshtoj, Imzot Nikolle Kaçorri me Mustafa Krujen, Luigj Gurakuqin, Fahri Gjilanin, Themistokli Germenjin themeluan Lidhjen “Per atdheun e per Thronin”. Me pas imzot Nikolle Kacorri emigroi ne Austri, ku qendroi tri vjet ne Vjen deri sa vdiq me 29 maj 1917.

Fakte rreth Imzot Kacorrit

  • Imzot Nikolle Kaçorri u lind ne vitin 1862 ne fshatin Kre i Bajrakut te Lures
  • Me 1882 mbaroi kolegjin urban per retorike e gramatike.
  • Me 1882 – 1888 studion ne Rome ne kolegjin urban duke kryer 4 vjet per gramatike dhe 2 vjet per retorike.
  • Me 1888-1892 studioi per teologji, filozofi e shkenca politike ne Universitetin “Zeking” te Zyrihut ne Zvicer.
  • Me 1893 vjen ne Shqiperi e sherben fillimisht meshtar ne Delbnisht.
  • Me 1893 – 1916 sherben ne arkipeshkvine e Durresit.
  • Me 1907 kryetar nderi i klubit “Vllaznia”.
  • Me 1909 ne klubin “Bashkimi”.
  • Me 1908 dhe 1909 merr pjese ne kongreset e Manastirit e Elbasanit.
  • Me 1910 – 1911 u denua me 2 vjet burg “per nxitje kunder ligjeve te shtetit xhonturk”.
  • Me 1912 i bashkohet nismes se Ismail Bej Vlores. per shpalljen e pavaresise.
  • Me 1912 delegat i Durresit ne Kuvendin e Vlores.
  • Me 4 dhjetor 1912 – 30 mars 1913 zevendeskryeminister i qeverise se pare te Shqiperise.
  • Vdiq ne Vjene me 29 maj 1917.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *