Shuhet ne Heshtje-Shkrimtarja e Shquar, Dardharja e Bostonit -Rozi THEOHARI!


Ajo vdiq ne Nahant Hospital Jesmond Nursing House në Boston,

 Robert Risch

BOSTON MA: Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë – kryetarja e saj Rajmonda Moisu lajmërojë sot 13 Dhjetor 2014 se  në ora 12 të mesnatës në Nahant Hospital Jesmond Nursing House në Boston, u nda nga jeta gazetarja, shkrimtarja , poetja dhe Vatranja  -ROZI THEOHARI!

Në njoftimin e kësaj shoqate, Moisu thotë se kjo vdekje u përcoll me hidhërim të rëndë, dëshperim i thellë dhe dhimbje, e cila ka prekur thellë gjithë komunitetin e shkrimtarëve, njerëzit e letrave dhe lexuesit e saj jo vetëm në Shtetet e Bashkuara ku ajo punojë e jetojë më shumë se dy dekada por edhe në Shqipëri e Kosovë e të gjitha trojet etnike.

Ajo ishte humbje e madhe edhe për familjen e saj –  të afërmit, miqtë e mikeshat, kolegët dhe njerëzit e dashur, admiruesit e krijimtarisë së Rozit tonë të bukur! shkruan kryetarja e SHSHSHA , shkrimtarja Rajmonda Moisiu duke shtuar se dhimbje dhe humbje e madhe e e ka përshkruar në këto momente edhe Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe Diasporës  shqiptaro amerikane.

Në këtë moment të dhimbshëm shkruan në njoftim Raimonda Moisiu – Kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane! I jemi pranë familjes e gjithë të afërmeve të saj dhe ndjamë me ta – dhimbjen e lotët bashke! U prefësh në PAQE-MIkja ime e Mrekullueshme Rozi! Mike e të gjithëve 

Kush eshte Shkrimtarja – Rozi THEOHARI!

 Raimonda Moisiu – Kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane! në nekrologjinë e saj shkruan se kush është Shkrimtarja -Rozi THEOHARI!:

Rozi Theothari  emigroi ne Amerikë në vitin 1994 me familjen e saj. Përvec dy fakulteteve, atij Ekonomik dhe të Historisë e të Filologjisë, të kryera në Universitetin e Tiranës, në vitin 2000 ajo perfundoi me sukses e u diplomua nga North Shore Community College në Lynn, Mass, USA, në degën “Artet Liberale.”
Në vitin 2000ajo botoi dy libranjë koleksion dhe një me poezi  gjuhën anglezeNë vitin 2001ajo botoi një poemë të gjatë në gjuhën angleze dhe shqipe të bazuar në legjendën tradicional shqiptar të Rozafatit”, dhe  2004dhe 2005ajo botoi një roman dhe një koleksion të tregimeve.
  Rozi Theohari ishte një nga shtatë shkrimtarët ndërkombëtar që iu dha Çmimin letrar  Naamani Naji në vitin 2006, për poemën “, Nahant Island“, e cila tregon përvojën e saj poetike e ishullit si shihet nga apartamenti i saj nëLynn, që ndodhet pranë fillimit të rrugës së shtruar në Nahant .

   Në mesin e komunitetit të shkrimtareve shqiptaro-amerikane Rozi një vend të vecantë si Shkrimtare dhe Publiciste e talentuar, “Dardharja e bukur” e Bostonit në Amerikë, Rozi Theohari, autore e dhjetra vëllimeve me poezi në shqip e anglisht. Lexuese dinjitoze e veprës së Fan Nolit, intervistuese e bashkëkohësve, patriotëve, atdhetarëve të vjetër e të rinj,e kanë shëndrruar Rozi Theoharin në transmetuese e përhapjes së humanizmit,cuarjes e përjetësimit të veprës së Nolit, penë dominuese profesionale, historike e publicistikës shqiptaro-amerikane.

Shkrimtarja Rozi Theohari është gazetare profesioniste dhe publiciste mjaft prodhimtare dhe e spikatur në gazetarinë e hershme shqiptare, me një karrierë brilante në shtypin shqiptar, më pas e deri më sot në Diasporë. Krijimtaria e saj karakterizohet nga një gjuhë e pastër, rëndësia, përkushtimi që ajo u kushton ngjarjeve dhe mbresave historike, për të cilat vendos të shkruajë, përshkrimin me ndjenjë e profesionalizëm, janë disa nga pikat e forta në publicistikën e saj.

Pena e saj publicistike mjaft e njohur me editoriale, reportazhe, esse, opinione e kolumnat e saj në shtypin shqiptar në Shqipëri, në gazetën e Vatrës Dielli, gazetën shqiptaro amerikane Ilyria, gazetën Bota sot, revistën “Kuvendi, në SHBA-ës, Fjala e Lirë, Londër, paraqesin Amerikën në dy plane, si -Vendi i Lirisë e i demokracisë i mbështetur në ligje të palëkundshme dhe vendi i mijëra emigrantëve shqiptarë.

 Në vazhdën e traditës Rozi Theohari, në raport me vitet dhe me epokën, nuk rresht së shkruari, sjell të gjalla ëndrrat, shpresat, kontributin, veprat, idetë e shqiptarëve të parë të vendosur në Boston – e quajtur ndryshe-Rilindja Kombëtare- të Nolit e Konicës, Qerim Panaritit e Sotir Pecit,Josif e Vasil Pani, Goni Katundi dhe Kol Tromara, Anthony Athanas, Kristaq Trebicka e At Arthur Liolini, Kosovës e Camërisë, të shqiptarëve të vjetër e të rinj që jetojnë e punojnë në Boston.

   Ajo manifeston talent, energji, vullnet dhe ndjenja thellësisht humane. Shkrimtarja e publicistja Rozi Theohari, autore e dhjetëra librave në publicistikë, prozë e poezi, e përkthyer në gjuhën angleze dhe e vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare si Pena e Artë dhe çmimi ndërkombëtar i nderit “Naji Naaman Literary Award”.

 Rozi Theohari i botoi vjershat dhe prozat e veta qysh në vitet ’60 në gazeta e revista të ndryshme si “Drita”, “Hosteni”, “Shqiptarja e re”, “Fatosi” etj. Ka lëvruar vjershat humoristike e tregimin humoristik si për të rriturit, ashtu dhe për fëmijet. Për lexuesin e rritur ka botuar disa libra: “Telashe nga emancipimi” (1969), “Në mungesë të gruas sime” (1973), “Shoku Ndriçim hapi kasafortën” (1977), “Pa diagnozë” (1978), “Teto Kalina” (1990). Në vitin 1987 ka shkruar skenarin e filmit artistik “Familja ime.”

  Për lexuesit e vegjël Rozi ka botuar dy përmbledhje me tregime.

Emri i Rozi Theoharit u vendos në Librin e Nderit “The National Dean’s List”, 1997-1998, si studente e dalluar dhe e nderuar e kolegjeve amerikane. Që prej 13 vjetësh në Amerikë ajo vazhdoi të jetë anëtare e shoqërisë së nderit “Phi Theta Kappa”. Në vitin 2002 ajo botoi në anglisht vellimin me poezi “Tëo Halves”, në vitin 2003 botoi në anglisht e shqip poemën “Rozafat”, në vitin 2004 romanin “Lajthitje dimërore”, në vitin 2005 librin “Mbi thinja fryn erë”, ne vitin 2006 librin publicistik “Jehona Skënderbegiane”, në vitin 2007 vëllimin poetik “Rozafa’s Tears On The River Drina” në tri gjuhë, anglisht, rumanisht dhe shqip, në vitin 2008 librin “Më shumë se një jetë”.

Rozi vazhdoi një aktivitet të mirë letrar në USA. Ajo ishte anëtare e Shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë dhe botonte në revistën “Pena” të kësaj shoqate. Po ashtu, botoj vazhdimisht në gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria” dhe në gazetat amerikane, si dhe mori pjesë në aktivitetet kulturore të shtetit të Massachusettsit etj. Për vitin 2005 Rozi Theohari është nderuar nga Shoqata e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë me çmimin “Pena e Artë” për librin “Mbi thinja fryn erë”. Rozi Theohari në vitin 2006 fitoi Honour Prize në Konkursin Letrar Ndërkombëtar të “Maison Naaman Pour la Culture”, duke u bërë dhe Anëtare Nderi e kësaj shoqate.

Katër libra të Rozit ndodhen në Bibliotekën e Kongresit Amerikan në Vashington DC.

One thought on “Shuhet ne Heshtje-Shkrimtarja e Shquar, Dardharja e Bostonit -Rozi THEOHARI!

  1. U hidherova pa mase kur mora lajmin se Rozi nuk do te jete me midis nesh.
    I lenduar nga ky njoftim e kam shume te veshtire te shkruaj te vertetat e medha per Rozin, shkrimtaren, poeten, gazetaren, ekonomisten, njeriun e shkelqyer, shoqen time te shkolles.
    Kam arritur dicka ne jete, kam shkruar libra, kam marre grada e tituj shkencore, por, me bindje them se nuk ja arrita Rozit, ajo ishte e jashtezakoneshme, Kjo ndodhi ne vitet e universitetit ne Tirane, ndodhi edhe ketu ne Amerike.
    Ne kushte vertet te veshtira ajo mbaroi universitet ne Amerike, ne nje moshe qe gjithkush e kishte zili. Ne, megjithse punuam neper zyra mezi shkruajme dy reshta te sakta ne anglisht – Rozi jo vetem zoteronte anglishten por, shkruante dhe poezi.
    Ringjalli njeres te shquar apo te thjeshte te diaspores, kete beri dhe per shqiptaret e Shqiperise, se fundi perjetesoi ne liber petagoget, shoket e shoqet. Ajo nuk mund te rinte nje minute e qete, gjithmone ne tavolinen e punes, ne takime, ne telefon per informacione. Cmallej me zemer kur kontaktonte shoket e vjeter, enthusiazmohej per perparimet e disave, hidherohej kur ndopnje prej tyre nuk gezonte shendet te plote.
    Emocioni I ndarrjes nga jeta I Rozit, shoqes time me te mire nuk me lejon te vazhdoj me tej.
    Marr pjese ne hidherimin e femijve, vellezerve, motres dhe farefisit te saj. Marr pjese njeheresh edhe ne hidherimin qe ndjejne te gjithe ata qe e kane njohur nga afer te nderuaren dhe te respektuaren Rozi, por edhe ata qe kane ndjere shpirtin e Rozit nepermjet shkrimeve te saj.
    I perjetshem do te jete kujtimi I saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *