NJE DITE NDRYSHE

Nga Mimoza Dajçi
Krahasuar me shtetet e tjera te Amerikes transporti hekurudhor e ai rrugor ne New York perben nje linje perfekte ne sherbim te qytetarit. Duke ekzistuar nje komoditet i tille, fale teknikes bashkohore por edhe punes se mire te disa scientisteve shqiptare, blerja e nje makine ne kete shtet gjigand ndoshta do te ishte (te pakten per ekonomine time) nje lluks i panevojshem, por mos te harrojme se nganjehere te pasurit e nje makine eshte edhe domosdoshmeri. Megjithese nuk i kisha mundesite financiare per te mbajtur makine, halli me beri te blej nje te tille.
Ate kohe punoja turni i dyte ne spital e kthehesha vone ne shtepi, e pas ores dhjete te mbremjes trenat sa vinin e rralloheshin. Nata eshte shume e frikshme ne Bronx. Para disa kohe nje pacient afrikano amerikan i shtruar ne urgjence (aty ku une punoj) me tha se mjeku i kishte thene te dilte nga spitali, pasi nuk kishte ndonje diagnoze serioze ashtu sic kishte meduar ai, por pacienti kerkonte te qendronte ne urgjence deri ne te gdhire sepse kishte frike te shkonte ne shtepi ne ate ore te nates (11pm), qe sipas tij ishte e rrezikshme dhe me pasoja per jeten. Po pse keni frike e pyeta une. Ju jeni edhe mashkull. Ai me pa i habitur e si me medyshje me tha, pse nuk e dini ju qe pas ores dhjete te mbremjes planifikohen vrasjet e vjedhjet ne Bronx. Jo i thashe nuk e di…
Ne fakt flitet shume per dhune, vrasje e grabitje nga individe te ndryshem, pavaresisht, se kriminaliteti ne Bronx keto vitet e fundit ka shenuar renie.
Nuk jam raciste por, nje mbremje duke u kthyer nga puna ne oret e vona te nates nje njeri me ngjyre me ndoqi nga pas ne tren, e kur zbrita nga treni me kercenoi me thike. Ishte vertete e frikshme. Po me kanosej jeta nga nje i panjohur. Te pakten ate njeri nuk e kisha pare ndonjehere. Veshur me xhup e kapuc ne koke (sezon vere) ne duar mbante doreza lekure dhe nje cader te madhe, si duket aty fshihte thiken e krimit e kerkonte me cdo kusht te realizonte ndonje vrasje. Viktimen e gjeti, gjahu ate nate per ate isha une. Ishte ose jo i droguar kete nuk mund ta them. Trenisti ndiqte me shpejtesi itenerarin e rruges, une ndrova vend, u la ne nje sedilje tjeter te vagonit. I panjohuri me doli perballe, me shikonte ngultas panderprerje nen syzet e erreta. Po perjetoja nje moment tmerri. Arrita ne stacionin tim – afer shtepise. Zbrita nga treni “me qetesi” ai me parakaloi ne heshtje, pas nja njezet hapash u fsheh pas nje makine. Mendoi ndoshta se nuk e vura re, nga cadra dallova te nxirte nje send qe shendriste si pasqyre, ishte nje alamet thike, te cilen kur me pa qe e pashe e ngriti perpjete ne drejtimin tim. Si ne nje sprint vrapuesi nxitova per te krijuar sa me shpejt distance ndaj tij. Edhe ai filloi te vrapoje pas meje, por nuk me arriti dot. Fale vrapit te shpejte qe bera e kalimit te nje makine policie aty prane shpetova nga kthetrat e vrastarit.
Kjo histori ishte qe i vuri kapakun cdo ngjarje per te blere makine, duke me detyruar qe edhe pse me sforco te madhe ekonomike te paisesha edhe une me nje mjet qe do te me shpetonte jeten. Me nje fjale i vura nje”arne” ekonomise se jetes time, sigurisht jo te pasur, por relativisht te perballueshme ne saj te punes se perditshme qe bej.

*** *** ***

Stilistja e pemeve

Edhe pse u ndala pak tek ky episod, ideja e ketij shkrimi me largon sadopak kujtesen nga ajo eksperience e hidhur, te cilen nganjehere e quaj si “nje enderr te keqe”, e me orienton tek natyra e fresket e gjelberimi i saj. Pra sic ju tregova me siper halli me detyroi qe te blej makine per te shpetuar jeten nga ndonje sulm i pa pritur pas 13 vitesh qendrimi ne SHBA, e ne nje moshe relativisht jo te re.
Shpesh kur vozisim me makine na jepet rasti te shikojme anes rrugeve peme pafund te mbjella ne menyre simetrike nga dora e njeriut, qe duket sikur sfilojne ne tapetin e gjelber, si dhe parqe te tera me lule. Kur shikon keto bukuri te rralla te qartesohet shikimi e i jep makines ne cdo ore te dites e nates, pasi dashur pa dashur syte te kalojne edhe tek pejsazhi i bukur i natyres.

*** *** ***

Pema eshte nje fenomen natyror e femeror persa i perket gramatikes, por edhe po ta shikosh me vemendje strukturen e saj, ajo eshte e ndertuar me shume feminilitet, si nga trungu ashtu edhe eleganca. Si dhe femrat, pemet e ndrojne pamjen e makeup-in e tyre shpesh, ne te kater stinet e vitit. Lekundjet e perkedheljet e pemeve nga era ne vjeshte e ne dimer te sjellin para sysh vajzat e reja e plote jete qe parakalojne si pasarela mode, apo si vajzat e llastuara qe per te terhequr vemendjen duket sikur thone “Hej kalimtare te dashur egzistojme edhe ne”. Shume bukur, edhe ne i pranojme i shikojme me dashuri pemet qe kemi perqark e sa te mundemi i mbrojme ato nga ndonje dashakeqes.
Interesante ishte kur mesova nga interneti se studiuesi amerikan Sam Van Aken kishte arritur te krijonte pemen e hibritizuar me 40 lloje frutash. Pema e tij ishte kthyer ne nje prodhimtare te shkelqyer, ne cdo kohe ajo ishte e mbushur me lule e fruta te ndryshme sipas stineve te vitit. S’kishte gje me te bukur, nje shporte e madhe me fruta qe mund ta shijosh cdo dite te vitit. E kjo shporte e mrekullueshme me fruta i erdhi si dhurate njerezimit fale shkenctarit amerikan e natyres meme.
Por mos te harrojme se pemet kane nje stil te vecante ne prezencen e tyre. Ato kane nje stil te paarritshem, packa se Lady Gaga apo ndonje artiste tjeter kerkon ti imitoje, perseri pemet mbeten unike ne “stilin” e tyre. Stilistet e pasarelave Giorggo Armani, Gianni Versace sigurisht mbeten legjenda ne biznesin e modes, por ndryshe nga keto emra, emri i stilistes se pemeve eshte shume i thjeshte. Ajo ka nje popullaritet te madh, e per modesti quhet mema natyre. Gjithe jeten e saj brez pas brezi e ka kaluar duke menduar e punuar pa u lodhur qe “fustanet e vajzave te saj” te duken sa me te bukura, pasi ato kane nje larmi ne veshjet e tyre, ndryshe duken ne pranvere, ndryshe ne vere, e ndryshe ne vjeshte e ne dimer.
Mema natyre me fantazine e saj krijon “veshje” per te gjitha stinet e vitit, ne menyre qe pemet te duken sa me terheqese nga fansat e tyre. Cfare perben edhe suksesin e saj. Ajo ndihet e lumtur e krenare qe per cdo sezon pemet kane luk ndryshe cdo kohe. S’ka gje me mahnitese kur i shikojme pemet ne pranvere te mbulura nen kurore lulesh, lloj-lloj ngjyrash roze, te bardhe, te verdhe, te kalter, te purpult, te kuqe. Ato te shijshme jane edhe ne vere se na sjellin kenaqesi me frutat e tyre sidomos tek femijet, jo se frutat nuk u pelqejne te rriturve pasi ato jane te pasura ne vitamina, por te vegjelit gezohen kur kacavirren neper deget e tyre per te keputur ndonje koker molle, dardhe, pjeshke, ftua apo hurme farezeze. Era dhe aroma qe ato na dhurojne eshte kurdohere e kendshme dhe pastron ajrin e ndotur.
– Cfare ere te mire mban porfumi juaj – i tha nje vajze ne nje mbremje shoqes se saj.
– Faleminderit – i tha tjera – eshte porfumi im i preferuar nga lulja jasmin.
Sa here kalojme prane nje peme bliri, mimoze apo kumbulle rruga perqark kundermon ere te mire dhe lulet reflektojne gjithe sharm nen kolorin e tyre.
Per tu ndalur serish tek stilistja e pemeve me duhet te them se asaj i takon me te vertete Cmimi me i Larte i Botes qe duhet te mare nje krijues arti, pasi ajo ne pranver i vesh pemet me lule dhe arome te kendshme, ne vere i mbush me fruta, ne vjeshte i rrethon rrenjet e tyre me gjethet e rena dhe i ngroh me ndonje rreze dielli qe shfaqet ne horizont, ndersa ne dimer i vesh me petkun e bardhe te debores.
Me rastin e Krishtlindjeve debora u hedh bredhave mantelin e bardhe, njerezit i zbukurojne ato me drita, ndersa femijet hedhin valle rreth tyre e marin dhuratat qe u ka sjelle Santa Claus.
Feminilitetin e pemeve e kemi kudo, e na pelqen kur i shikojme sa here ecim apo vozisim me makine neper rruget e gjata e te pafund te botes. Keshtu qe edhe makina eshte ne nje fare menyre nje “domosdoshmeri” per te shpetuar jete e per te shijuar natyren e bukur .

New York, Dhjetor 2014

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *