Mbyllen festimet e 102 vjetorit te Pavrësisë në Michigan

102 vjet pavaresi salla1Pjetër  Jaku

Me një darkë festive në sallën “Gjergj Kastrioti” të Qendrës së njohur të Shën Palit  në Detroit, përfundojnë  aktivitetet përkujtimore të  102 vjetorit të Pavarsisë në  Michigan.

Edhe pse një jave e ngjeshur me  festime dhe koncerte, ku ne komunitetin shqiptar të Detroitit ishin këngëtarët e njohur Eli Fara, Meda, Zef Beka dhe Elizabeta Marku, me datën 30 Nëntor 2014, në Sallën “ Gjergj Kastrioti” të Qendres së Shën Palit u përkujtua 102 vjetori i Pavarësisë, në një atmosferë festive dhe organizim serioz, si në të gjitha rastet e mëparshme. Ishte pikërisht kjo qender atdhetare dhe fetare që e përkujtoi Pavarësinë të ndarë nga Flamuri  me yll i periudhës së komunizmit, në fillimin e viteve 80-të me një rregullore të veçantë  organizative, ku përfshihej, pothuajse i gjithë komuniteti. Një model për t’u marrë shembull edhe në ditët tona. Në këtë manifestim, i cili vinte pas dy manifestimeve të mëparshmë në Imperial House dhe Kisha e Zojës Pajtore, merrnin pjesë klerikë të komunitetit; Don Fran Kola, Dom Anton Kçira, Dom Ndue Gjergji, Konsulli i Nderit të R Sh  Ekrem Bardha, i ftuari kryesor Dr. Eduart  Grishaj, Dr. Martin Berishaj, ish ushtaraku i Ambasades shqiptare në Washington, Everest Haxhi, dy TV-të e komunitetit dhe shumë aktivistë që që kanë kontribuar në vite për çeshtjen shqiptare. Moderator i mbrëmjes festive ishte Nik Ivanaj. E ftuara për argëtimin e të pranishmeve, këngëtarja Elisabeta Marku. Pas hyrjes triumfale të flamujve, të cilëve u printe aktivisti i njohur, veterani vatran Vasel Ujkaj, u mbajt nje minut heshtje për te rënët, per t’ia lën vendin grupit te valleve të kësaj qendre, me një nga krijimet e fundit nga folklori tradicional i trevave të Malësisë.

Pas hymneve të Amerikës dhe Shqipërisë, Don Fran Kola bekoi aktivitetin me një tekst domethënës të Nënë Terezes, për dashurinë që duhet të tregojmë ndaj njëri-tjetrit. Fjala kryesore e Dr. Eduart Grsihaj u përqëndrua në disa fakte të reja, që u prinë aktiviteteve të Pavarësisë. Konciziteti dhe pjekuria historike, bëri që fjala  kryesore të degjohej me shumë vëmendje nga të pranishmit.

Aktivitetin e përshëndetën ; Don Anton Kçira, Ekrem Bardha, Alfons Grishaj, Dr.Martin Berishaj,  dramaturgu i njohur Fadil Kraja, Nikollë Sinishtaj, Everest Haxhi. Majori i qytetit Rochetsr Hills Bryan Barnett, pas përshendetjes së komunitetit shqiptar të Detroitit, kërkoi edhe njëherë të merrte fjalën për të na kujtuar me një minut heshtje ish majorin e qytetit Streling HTS, i cili para pak ditësh ndrroi jetë.

Nw mbyllje, të pranishmit u argëtuan nga këngëtarja Elisabeta Marku, ardhur enkas për këtë aktivitet.

102 vjet pavaresi don frani

102 vjet pavaresi e grishaj

102 vjet pavaresi

102 vjet pavares fonsi

102 vjet pavaresi salla

102 vjet pavaresi2

102 vjet pavaresi6

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *