Gary Peters feston fitoren edhe me shqiptaret!

gary2Pjeter Jaku

Në MGM Grand Hotel para pak minutash, aty rreth ores 10:00 pm te dates  04 Nendor 2014, Gary Peters feston fitoren, duke u bere Senator i Shtetev te Bashkuara te Amerieks edhe me ndihmen e shqiptareve, te cilet ne nje mase te konsiderueshme votuan per te.

Që pas votimit ne nje nga shkollat e Sterling Hts, aty rreth ores 7:00 pm  shpejtova te mesoja per rezultatet paraprake. Edhe pse sipas konfirmimeve te mediave te rendishsme si CCN, perpara ishin republikanet, ne Michigan  kongresmeni i deritashem Gary Peters, kishte ngjitur nje shkallë, duke u bërë Senator.

Kjo fushatë e nisur që para dy vitesh, u përkrah që në fillim nga Konsulli i Nderit te RSH në Detroit z. Ekrem Bardha dhe e bija Donika, nga Qendrat fetare sidomos nga  Kisha e Shen Palit dhe Don Fran Kola, nga Kisha e Zojes dhe Don Ndue Gjergji si dhe nga Teqja Bektashjane, nga Dega e Vatres ne Michigan me kryetarin  Alfons Grishaj  dhe nga këshilli drejtues i saj, nga aktivistet e njohur si: avokati Jozeph Dedvukaj,  Zef Dedvukaj,  Selë Çela, Petrit Doda, Valentin Lumaj, Mondi Rakaj, biznesemeni i njohur Agim Lumani etj.

Të gjithë këta festuan sonte me  Senatorin Gary Peters!

Urime per GARY PETERS!

Fotot dhe të dhënat nga Valentin Lumaj

3 thoughts on “Gary Peters feston fitoren edhe me shqiptaret!

  1. Edhe pse pati nga ato shqiptar qe jetojne ne michigan (ani se ende nuk e kane te drejten e votes) nuk lane gur pa levizur dhe sajuan lloj lloj shpifjesh e prapaskenash kunder Gary Peters, t’ia shisnin Terry L Land si e si qe miku i shqiptareve , sot senator edhe i shqiptareve qe jetojne e votojne ne michigan te mos fitonte . Ish spiunet , majmunet, legenat qe erdhen deri ne amerike e kurre nuk hoqen dore nga vesi i tyre i poshter, shpifja, intriga, shitja e vetvetes deshtuan mbreme ketu ku fiton e verteta, vota, dinjiteti. Tash mbesim me shpresen se shqiptarucet qe ende jetojne si minjt ne michigan, duke mbijetuar vetem me ane te intrigave dhe ligesive pa fund, ti marre ne shtrat deshtakja e tyre, nje politikane medioker me emrin Terri l. Land. Dashuria e tyre per Terrin, ka lidhje me kuptimin ne shqip te ketij emri qe ka erresira qe aq shume i josh e i ngerthen pas vetes.

  2. Une jam nje nga ato shqiptaret (me te drejte vote) qe megjithese nuk kam “luajtur asnji gure e thurur asnji prapaskene”por qe kam votuar kunder Kongrsmenit Gary Peters ashtu si qindra mijera votues te tjere qe kerkojne qe te ruhet shejtnimi i familjes dhe nxjerrja e Michiganit nga kthetrat qe po e mbajne prej mese gjysme shekulli demokratet dhe unionet ultra majtiste duke e kthyer te ashtuquajturin Parisi i Amerikes veriore ne nje bidonvile te botes se trete. Vota per Peters eshte vote per vazhdimin e keqesimit… Jam i sigurte qe Terry Land ne karieren e saj politike nuk ka votuar apo perkrahur asnje ligj te Administrates Obama qe perkrahin OBORTIN, perkrahin MARTESAT GEY E LESBIAN siq ka bere Gary Peters. Une nuk kam asnje emocion apo regret kur shoh tubimin e shiftareve servila ne tejskaj ne perkrahje te Peters. Ajo qe me ban pershtypje eshte injoranca ose marrja zharg nga lista e mesiperme e dy Priftave te dy Kishave Shqiptare, kur dihet qe Peters eshte kunder cdo doktrine te kishes e cdo predilkimi qe kto meshtare na servirin ne popullit cdo te diele. SA TURP… SA TURP… fali o zot se nuk dijne cfare bajne… Dhe se fundmi dy fjale per “mikun e shqiptareve” ?!?! heren e fundit qe kam qene nje nje takim te servileve te mesiperm dhe te tjereve me Peters ai tha kur degjoi hipokrizine e “liderave” te Vatres lokale: “Sa here te gatuani gjera te mira me therrisni” por ky “mik” nuk e gjen me vend qe ne ASNJE nga faqet e tija online te kete foto apo ndonje falenderim me apo per komunitetin shiftar ne Detroit. Nga kjo dalin dy gjera. e para ju jeni servila deri ne pafundesi dhe me e besueshmja eshte ajo qe per Petters YOU DONT COUNT pavarsisht me me ben te bie ne shpine nga te qeshurat kur degjoi injorante shqiptare qe thojne se Peters u zgjoll me votat e Shiftareve…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *