Pse Mirdita nuk mund te kete feste “çlirimi”?

albina dedaNga Albina Deda Gjoci, Deputete e PD, Qarku Lezhe   Me 26 Tetor 44, Mirdita nuk u clirua dhe kjo per dy aresye: Sepse nuk eshte pushtuar kurre ne historine e saj,deri ne ate date. Dhe, pikerisht pas kesaj date ne Mirdite filloi pushtimi nga klika komuniste, qe ju versul Mirdites ne menyre cnjerezore  per ta copetuar, per ta nenshtruar si krahine e qendreses dhe totalisht katolike. U internuan, burgosen e pushkatuan me qindra Mirditore qe ngriten krye kunder rregjimit Hoxhist, me i egri ne gjithe Lindjen. Mirdita qendroj fort, por dhe rregjimi perdori gjithcka per ta nenshtruar Mirditen. Mirdita pra per 50 vite u persekutua, qindra familje te mira, te medha , me emer u masakruan, u denuan, por asnje moment shpirtin antikomunist te tyre nuk munden ta shuajne. Pra, sot Mirdita nuk feston e gjitha, dhe aresyeja eshte kjo, te gjithe ata qe u persekutuan dhe qe kundershtuan rregjimin qe nisi ne 26 Tetor 44, kete dite e kane dhe do ta kene ne kujtese brez pas brezi si diten e pushtimit te tyre, jo nga pushtues te huaj, sic rendom quhet nje vend i pushtuar, por nga klika komuniste, Hoxhiste. Kjo dite, te gjitheve ne, duhet te na kujtoj gjakun e te pareve tane, torturat cnjerezore, jeten e veshtire qe kaluam nga urrejtja komuniste. Sot vetem emri dhe ngjyra ka ndryshuar. E majta me bijte e bllokmeneve( byrose politike) po drejton me revansh e urrejtje. GAZETAARBERIA.COM

One thought on “Pse Mirdita nuk mund te kete feste “çlirimi”?

  1. Heu , te lumt ajo goje moj zonja deputete, se asnje fjale nuk te bjen posht por kujt me I thane ;;;;;;ketij populli mjeran qe nuk u ngop per nje gjysme shekulli gjak, vuajtje , dhe lot, dhe perseri u jep voten komunisteve. Ja, sot e lexova nje intervist te kelyshit serbo-ruse qe amb. Arevizu tha nje koment per ate se ishte monster dhe I biri I tij na qenka irrituar;;; fale humanizmit te,, te perdjekurve se keta komunista e meritojne ndryshe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *