Sot 140 vite më parë lindi në Janjevë të Kosovës, 11 km largPrishtinës, Shtjefën Gjeçovin, një ndër gurthemelet më të njimendë të vetëdijestonë kombëtare.
Ai ishte dha një kontribut të vyer jo vetëm si një klerik idevotshëm por dhe veptimtar i pasionuar i vlerave shpirtnore të shqiptarëve,duke u bërë njëherash dëshmues dhe afirmues i asaj pasurie që mbart në vetvete tharmine ekzistencës së mraztë të këtij populli. Ndonse atë e lidhim vetëm me “Kanunine Lek Dukagjinit” që doli në dritë në vitin 1933, 4 vite pasi ai u pushkatua nëZym të Hasit të Thatë, më 14 Tetor 1929, lëmi i shërbestarisë është tashmë njëvlerë e pamohueshme e pasurisë së shqiptarëve. Sigurisht që vepra më madhore e Sh. Gjeçovitështë “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, botuar në Shkodër. Këtij botimi i paraprinnjë biografi e shkurtër, shkruar nga A. Pashk Bardhi dhe vazhdon me njëparathënie të gjatë nga Gj. Fishta, të cilën e mbyll me këto fjalë: “Kaqshkrova jo aq për me shtrî nji parathane kesajë vepre, sa per me diftue malline pakufîjshëm qi kam per të paharrueshmin auktorin e saj”.
Duke vazhduar rrugëtimin më tej në veprimtarinë e AtëShjefen Gjeçovit ndërmendim: “Dashnia e atdheut” (1901), “Jeta eshën Luçisë” (1904), “Agimi i Gjydetnisë” (1910), “Njiargtim arkeologjik” (1902), “Sebaste s’Armeni apo në Arbëri”(1921), “Trashëgime thrrake-iliriane” (1924), “Trashëgime pellazgenë traditën shqiptare” (1914), si dhe veprat që u botuan më vonë si”Kanuni i Lekë Dukagjinit” (1933), “Shërbyesi i botës ose Jeta eJezu Krishtit” (1997), apo veprat që ndodhen në dorëshkrim, si”Trashëgime ilire në traditën shqiptare”, “Përrallat popullore”(1903), “Doke e zakone vdekjeje” (1907), “Mënyra e jetës nëMalci” (1908), “Doke e zakone dasmash” (1910?1911) si dhepërkthimet e botuara “Atil Reguli” (1912), “Vajza eOrleansit” (1916), “Mark Kuli Kryeqitas” e shumë e shumë tëtjera. At Shtjefen Gjeçovi krijoi mbi 10 mijë faqe materiale e krijime të tjeratë fushave të ndryshme. Akti i krijimit të këtij humanisti është vlera sublimeqë nxit një mirënjohje të përunjur për këtë personalitet, për emrin dhe veprënqë la si testamet të amshimit.
Shtjefën Gjeçovi u lind më 12 Korrik 1874 në Janjevë tëKosovës. Mësimet e para i mori në vendlindje, i vazhdoi në Kuvendin françeskantë Troshanit (Shqipëri), në Dërventë (afër Banja Llukës) dhe në Fojnicë eKresheve të Bosnje-Hercegovinës. U shugurua prift në Zllakuqan (afër Klinës),më 25 Korrik 1896. Shërbeu në Zllakuqan, Pejë, Gllogjan të Pejës, në Gjakovë eZym të Hasit të Thatë të Kosovës, si dhe në Theth, Gomsiçe, Rubik të Kurbinit,Vlorë, Prekal të Shalës e vende të tjera të Shqipërisë si edhe në Zarë tëKroacisë e Livno të Hercegovinës. U vra nga pushtuesi serb në Zym të Hasit tëThatë më 14 Tetor 1929.
Në veprën e tij “Agimi i Qytetënisë” në kapituj 2 dhe 3 kemimundësi të njohim më afër disa nga mendimet e tij politike efilozofike-pedagogjike. Kështu në trajtimin e raporteve të “Besimit dheAtdheut” Gjeçovi e formulon me figurën e një “peshore”, ku besimi dheatdhedashuria përbëjnë dy krahët që e mbajnë në drejtpeshim. Rrjedhimisht sipastij, besimi e feja nuk mund të pretendojnë për përparësi, siç e kërkonte kisha.Madje, Gjeçovi shkonte edhe më tej dhe formulonte kërkesën që një “ shenjt” ikishës nuk mund të quhej tillë, po të ,mos kishte qenë atdhetarë. Nëveprimtarin e tij si shkencëtar Gjeçovi u nis nga parimi thellësisht shkencor epatriotik njëkohësisht, se “një popull që nuk ka histori të vetën, konsiderohetsi një popull i vdekun”. Visari ynë i vërtet kombëtar gjendet i mbuluar nëndhe, ose në kujtesën e popullit” shkruan Gjeçovi. Për këtë qëllim ai zhvilloinjë veprimtari të dendur për të përshkruar vendin e për të mbledhursistematikisht këto thesare, qofshin ato objekte arkeologjike, apo materialeetnografike, doke e zakone, norma juridike a dokumente të mirëfillta historike.Me zemërim ai fliste kundër koncesioneve arkeologjike që do t’u jepeshin tëhuajave dhe u përpoq me forcat e veta të mbushte atë zbraztësi të madhe qëpërbënte në jetën tonë kulturore mungesa e një muzeu. Është i njohur koleksioniarkeologjik i Gjeçovit, i vetmi institucion i këtij lloji dikur në vendin tonë.Edhe më i pasur ishte materiali etnografik që ai mblodhi sistematikisht,material i cili pasqyron në fakt gjithë jetën e popullsisë së malësisë sonë,qysh nga djepi deri në varr, duke përfshirë këtu material të vyer për institucionetkarakteristike të jetës shoqërore si besa, nderi, burrnia etj.
Studiuesi Selim Islami shkruan, se “Figura e ShtjefënGjeçovit është e madhe dhe veprimtaria e tij e shumanshme, që ne arkeologëtmund të krenohem me të si me të parin arkeolog shqiptar. Me ermin e tij lidhetkërkimet e para arkeologjike të bëra nga një shqiptarë deri më atë kohë”.Gjeçovi vë në dukje rendësin e arkeologjisë si shkencë: “arkeologjia shkruanteështë e vlefshme sepse qet në dritë visarin e kombit që prej mijëra vjetësh rrifutun nën dhe” “Lajmet mbi arkeologjinë shqipe, shton ai duke iu referuazbulimeve të tij, kanë me pas një rëndësi të madhe për historinë kombëtare”.Mbi fushën e arkeologjisë Gjeçovi jep udhëzimet të karakterit metodik se siduhet të tregohen vendin se ku ka gjet ndonjë objekt të vjetër. Me zemërim tëthellë Gjeçovi dënon qëndrimin antikombëtar të qeveritarëve injorantë etradhtarë të asaj kohe që bëjnë tregti me pasuritë kulturore të popullit tonë.Në koleksionet arkeologjike të Gjeçovit shumë të rëndësishme mund të cekim dyçekanë guri që përbëjnë për atë kohë, mbase dëshminë e parë të neolititshqiptar, një numër sopatash bronzi të tipit “shkodran” e “dalmate-shqiptare”një përkrenare ilire, maja heshtash, enë balte, zbukurime e monedha tëShkodrës, Gentit dhe Dyrrahit e Apolonisë etj. Interesimi i Gjeçovit përarkeologjinë nuk qe i rastit. I edukuar dhe i brumosur me idetë patriotike tërilindëseve tanë ai iu drejtua arkeologjisë si një fushë që mund tëkontribuonte shumë me ndriçimin e historisë kombëtare dhe të traditave tëlashta të popullit tonë. Këto kontribute shkencore Gjeçovi i botoi në shkrimet“ Trashëgime pellazge” dhe “Trashëgime trako-ilire”etj. Fusha e shkencavearkeologjike që e bëri Atë Shtjefën Gjeçovin të pavdekshëm, qe ajo e etnografisë.Ai grumbulloi aq njohuri mbi traditat e popullit tonë, sa u bë “një arkiv igjallë etnografikë”.
Trashëgime ilire në tradita shqiptare
Në këtë fushë ai përgatiti për shtyp vëllimet të shumta si:“Përralla popullore”(1903),”
Doke e zakone vdekjeje”(1907), “Mënyra e jetesës nëMalci”(1908), ”Doke e zakonesh dasmash”(1910-1911), “Vaje “ në raste vdekjesh(1917-1920). Por mbi të gjitha, është vepra e madhe, “Kanuni i LekëDukagjinit”, mbledhjen e të cilit e filloi në vitin 1898 dhe e vazhdoi deri nëvrasjen e tij më1929. Atë Shtjefën Gjeçovi, shkroi edhe disa vepra që mbetën tëpabotuara. Përveç këtyre librave, që i la të përfunduara, ai bëri disapërkthime. Në fushën e historisë, në mes të disa punimeve të vogla mbiSkënderbeun, mbi arbëreshët e Italisë, mbi Lekën e Madh, studimet që kanë njëvlerë më të madhe janë: ”Trashëgime pellazge në tradita të popullit shqiptar”dhe “Trashëgime ilire në tradita shqiptare”. Këto qenë studime të thellakrahasuese, që kanë gjithnjë vlerën e vet.Kanuni i Lekë Dukagjinit u botua sivepër postume (pas vdekjes në vitin 1933). Kjo vepër e bëri Atë ShtjefënGjeçovin të pavdekshëm. Prej saj mori titullin Doktor i Shkencave in honoriscausa nga Universiteti i Lajpcigut.
Shtjefën Gjeçovi, duke qenë një patriot i flaktë dhe një luftëtari vendosur për çështjen kombëtare shqiptare, gëzonte mirënjohje të veçantë. Këtë e gjejmëtë shprehur në letërkëmbimin e pasur dhe në takimet që ka bërë Gjeçovi me FanNolin, Luigj Gurakuqin, Nikoll Kaçorrin, Norbert Joklin etj. Letër falënderimii kanë dërguar Gjeçovit për punët që bënte në të mirë të atdheut edhepjesëmarrësit në Kongresin e Lushnjës të vitit 1920.
Vështirësitë e punës së tij i ka përshkruar me realizëmeruditi dhe poligloti Faik Konica, i cili më 1930 botoi në gazetën “Dielli” tëBostonit “Kujtime për Sh. Gjeçovin”, shkrim që u përfshi edhe në botimin eveprës “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Në mes të tjerash, autori shkruante: “Më1913 shkova në Shkodrë… (Ishte një propozim i atë Gj. Fishtës për t’i bërë njëvizitë Gjeçovit, shën. ynë). Mendimi i një vizite tek atë Sh. Gjeçovi nëGomsiqe më pëlqeu pa masë. Ashtu, pa humbur kohë, u nismë. Një gjë për të vënëre dhe që më mbushi me habi dhe trishtim është se nga Shkodra gjer në Gomsiqe,një udhëtim shtatë a tetë orësh me kalë, nuk gjetmë as katunt as shtëpi, veçnjë hani të varfër, ku qendruam për të pirë një kafe, s’pamë gjëkundi ndonjëshenjë gjallësie; një vënt i zbrazur dhe i shkretë, si i harruar nga perëndia enga njerëzit. Po mërzia e udhëtimit na u shpërblye përtej shpresës posaarrijtim në Gomsiqe…Famullia një biná prej guri e ndritur dhe e pastër, gjysmëe zbrazur nga plaçkat, po e mbushur dhe e zbukuruar nga zemëra e madhe dhe ngabuzëqeshja e të zotit të shtëpisë, qëndronte mikëpritëse dhe e qetë anës së njëlumi. Këtu rronte at Shtjefën Gjeçovi. Këtu e çonte jetën mes lutjes emësimeve, një nga njerëzit më të lartë që ka pasur Shqipëria”.
Ky ishte At Shtjefën Gjeçovi, shërbestar i devotshëm, atdhetar i flaktë dhe kontributor i patëdytë i vlerave që pasurojnë dhe e ruajnë identitetin tonë.
Albert Vataj