Kërkesë!

Aida Dismondy

 

Per hir te respektit per poezine dhe artin e krijimit,  tere atyre qe e levrojne poezine e qe mendojne se shkruajne poezi, kur hedhin mendime ne leter e i rreshtojne ne vargje, do t’ju lutesha, per hir tuajin e per hir te vesheve e syve te lexuesve tuaj, hapni disa libra e lexoni poezi te mirefillta , filloni me klasiket per te mesuar artin e te shkruarit, e hapni me tej nje liber a dy a tre a dhjete e studioni figurat letrare, studioni poezine nga ana akademike! E, gjate kesaj kohe shkoni ne sabbatical, beni pushim nga te shkruarit tuaj dhe rrini ne heshtje te mendoni ç’po lexoni. Nese ju vjen ndermend te shkruani, shkruani por verini ato qe shkruani ne sirtar. Kur te keni mbaruar se lexuari poezi, e mbi poezine beni serish pushim dhe me pas filloni te shkruani. Uluni me vone e gjykoni ç’keni shkruar ne baze te njohurive te fituara dhe vendosni atehere a keni shkruar vertete poezi apo fjale te renditura ne vargje? E, nese arrini ne konluzion te fundit, te pakten do jeni bere me te mençur e do te keni mesuar te respektoni artin e krijimit. Ndonjehere ia vlen me mire te heshtesh, sesa te perdhosesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *