Gezuar ditelindjen Prel Camaj!

Para dy ditesh lexova ne facebook nje urim qe me tingelloi, disi i vecante. Ngjante afersisht me nje poezi, edhe pse i shkruar ne proze. Enriketa eshte nje bashkepunetore e Kuvendit, ndaj dhe e pyeta nese mund ta publikoja urimin e saj, i cili me ngjante shume, ndonese jo ne masen e letres qe filozofii njohur Didro i shkruante se bijes ne diten e marteses.

Ne kete urim me pak rreshta, qe pershkruhet fund e  krye nga fryma paqesore dhe shume njerezore, shihet njeriu i mire, familjari i mire qe vjen ne jete per te lene veten perjetesisht, cka eshte dhe misioni kryesor i lindjes se tij, qe misherohet ne obligimet e perjeteshme, nga njeri brez ne tjetrin! Shejterimi i nje urimi te tille e ka burimin ne nje fryme universal, qe  thirret shpirt! Lexojeni!

P. Jaku
Zoti te ka sjelle ne jeten time me nje plan te shejte,
qe cdo dite jemi duke zbuluar sebashku.
Bafte Zoti te jesh gjithmone i lumtur dhe, qe une e fmija tane te jene motivi i gjithe lumturise sate!
Te mbajte Zoti me shnet te mire, sepse kemi shume perpara nesh, per te jetuar, per te dashte Atin tone e, per te rrit dy engjejt tane.
Te dua me shume se dje e neser do te dua me shume se sot,
ngaqe Zoti ushqen aq sa e kemi zemren e hapur
e, sigurisht zemrat tona hapen e perulen para Fytyres e Planit te Atit.
Zoti te bekofte njeri i mrekullushem!

Enriketa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *