Mbyllet Festivali i Tradites ne Kishen “Zoja Pajtore” ne Michigan


Ne Kishen “ Zoja Pajtore” u mbajt   Festivalit  Tradites Shqiptare, aktivitet  ky I pervitshem. Dekorim me postera dhe flamuj shqiptar dhe amerikan, parkim te gjere dhe te organizuar, kendi i lojrave te femijeve , ku argetohen dhjetra femije, ishin disa nga elementet qe I binin  ne sy cilidtdo qe pati mundesine ta ndiqte kete festival. Festivali startoi diten e shtune, 31 gusht 2013. Nga ora 2 pasdreke deri ne ora 6 ne fushen e perfunduar te futbollit, ne pronesi te kishes se Zojes Pajtore, u zhvilluan ndeshjet e futbollit midis grupeve te te rinjeve. Ne ora 6:00 fillon programi me muzike popullore shkodrane e te trevave te tjera. Kendoi Manjola Tershana, organo Elvis Tershana. Kuzhine e plote me ushqime e pije te bollshme tradicionale shqiptare.

 

E diele, 01 shtator 2013:

 

Nga ora 3.00 pm deri 5;00 pm zhvillohet finalja e futbollit te grupeve te te rinjve 5;00 deri 5;30 ceremonia e dorezimit te kupave fituesve, me pas fillojne pergatitjet per paraden e flamurit.

Ne ora 7;00 pm fillon parada e flamurit. 101 femije te veshur me veshje kombetare marshojne me flamuj shqiptar dhe amerikan. Organizon paraden dhe i parprin z, Valentin Lumaj me veshje popullore te Malesise se Madhe. Marrin pjese ne parade ambasadori i Shqiperise ne Washington Gilbert Galanxhi, konsulli i pergjithshem i qeverise shqiptare ne NY, Dritan Mishto, si dhe famullitari Dom Ndue Gjergji. Vargu i marshuesve ndalet para shtatores se Nene Terezes. Ambasadori, konsulli si dhe te pranishmit nderojne dhe perulen me respekt para shtatores se Nene Terezes. Ne nje tavoline te rrumbullaket qendton i palosur trekendesh flamuri madheshtor shqiptar. Z Valentin Lumaj i dhuron flamurin Ambasadorit G. Galanxhi dhe konsullit D. Mishto, te cilet e shpalosin dhe ia dorezojne gjenerates me te re te femijeve. Te gjithe se bashku me flamurin e shpalosur parakalojne drejt sheshit te Festivalit. Rreth 2000 shqiptare jene mbledhur per te festuar. Ata presin me duartrokitje dhe ovacione ardhjen e flamurit dhe te parakaluesve. Marshi mbaron perpara skenes se pregatitur per ceremonine e hapjes. Parada e flamurit filloi se pari ne festivalin e 100 vjetorit vitin e kaluar dhe dote jete tradite cdo vit.

 

7:00 pm ceremonia e hapjes.

 

Drejtojne ceremonine Ndue Gjekaj dhe Fran Gjoka. Pershendesin Dom Ndue Gjergji, Marash Nucullaj dhe Konsulli D. Mishto, i cili edhe njofton komunitetin shqiptar per mundesine e marjes se shtetesise shqiptaret prane konsullates ne NY. Pershendet Ambasadori G. Gallanxhi, paralajmeron ardhjen e presidentit B. Nishani me 22 Shtator 2013. Pershendet dom Nosh Gjolaj, famullitar ne Tuz. Pershendet shkrimtarja amerikane Ashley Wood, e cila po shkruan librin “Zera Shqipetare”. Pershendet Kryetari i Kshillite te Kishes Rrok Dedivanaj. Fillon programi artistik. Argetojne puplikun Zef Duhanaj dhe grupi. Shtrohet darke per te gjithe te ftuarit e festivalit, te ftuar, ambasadori, Konsulli, Dom Fran Kola, Kryetari i Vatres , MI, Alfons Grishaj, Aktivisti Kujtim Qafa etj. Nderkohe vazhdon Festivali me muzike, pije, argetim, paqe, qetesi, kulture, veshjet, dinjitet.  Mbyllja e programit ne ora 10;00pm.

E hene 02 Shtator 2013.

Hapja ne ora 6;00pm. Pershendesin, Don Ndoi, Don Palishi, Pater Mikeli etj. Argeton me muzike nga Aleksander Gjelaj dhe grupi. Mbyllja 10;00pm. Ne oren 11;00 pm Darka e falenderimit, te gjithe organizatoret punetoret, guzhinjeret, te cilet shebyen falas per tre dite, darkojne se bashku.Te pranishem gjithashtu Dom Ndou, dom Mikeli, Dom Giovani , Dom Noshi, Don Palushi, si dhe prifti me i ri i dale nga famullia e kishes “ Zoja Pajtore”, Don Mark Gjonaj, i shuguruar dy muaj me pare, Kryetar i Festivalit Marash Nucullaj, Nenkryetar Valentin Lumaj, etj.

Risite e festivalit:

1- 101 femije marshojne ne perkujtim te 101 vjetorit te pavaresise. 2- Per here te pare paraqitet festival,Shqiperia etnike dhe shqiponja dykrenare te gdhendura ne gur graniti kuq dhe zi, e te vendosur para deres kryesore te Kishes.

Korespodent i Revistes ” Kuvendi”

Foto nga aktiviteti:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *