Mjekesi ( disa tema )

Çfarë sëmundjesh paralajmëron djersitja e tepërt

*Këshilla që pakësojnë djersitjen dhe ndikimin negativ të saj* ** *Djersitja dhe të mirat e saj* Djersitja është një mënyrë e eleminimit të lëngjeve të tepërta nga organizmi dhe luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e temperaturës së trupit. Trupi vazhdimisht çliron djersë edhe atëherë kur nuk jemi te vetëdijshëm për këtë. Djersitja mund të ndodhë në kushte fiziologjike dhe në kushte patologjike. Në kushte fiziologjike djersitemi për shkak të veprimtarisë së shtuar fizike. Nxjerrja e djersës në këtë rast ndihmon në uljen e temperaturës së trupit. Po ashtu djersitim shumë në verë… more »

5 llojet e hepatiteve, kur rrezikohemi, shenjat dhe ushqimet e duhura

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 2 days ago
***Testimi për hepatitet virale bëhet pranë QSUT, ISHP, Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Spitalit Ushtarak si dhe në Laboratorët e Shëndetit Publik dhe Bankat e Gjakut në Tiranë dhe në rrethe* *Kush rrezikon të infektohet nga hepatitet virale?* *Çdo njeri është i rrezikuar të infektohet nga hepatitet virale: A, B, C, D, E. Por grupet më të rrezikuara janë:* •Punonjësit e kujdesit shëndetësor •Personat që kryejnë marrëdhënie seksuale të pambrojtura(pa prezervativ) •Meshkujt që kryejnë seks me meshkuj •Përdoruesit e drogave të injektueshme •Të sëmurët që kryejnë transfuzi… more »

Studime

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 2 days ago
*Diebati, ekspertët drejt zbulimit të kurës * Kura për trajtimin e diabetit, është drejt zbulimit, teksa do të duhet edhe pak kohë për të shfrytëzuar investimin që po bëhet aktualisht në teknologjinë e re. Lajmi është konfirmuar nga Camillo Ricordi, drejtor i institutit të kërkimeve në Majami, gjatë një konference mbajtur në Palermo. Shkencëtari ka shpjeguar se diabeti është përgjegjës për 10-15 për qind të shpenzimeve spitalore. Teksa për diabetin tip 1, është intensifikuar puna kërkuese për shpikjen e një kure, në diabetin tip 2 është e rëndësishme të ndërhyhet për ta parandaluar… more »

Zbulohen lidhjet mes muzikës dhe trurit

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 2 days ago
Shkencëtarët zbulojnë misteret e dëgjimit të muzikës, reaksionin që shkakton në tru dhe arsyen e preferencave të ndryshme te çdo njeri *Studimi* Kur dëgjojmë muzikë, në tru krijohet një reaksion kimik, që në një farë mënyre na shpërblen duke na dhuruar lumturi, zbulojnë shkencëtarët. Kërkuesit kanadezë, duke përdorur skaner të teknologjisë së fundit, zbuluan se zonat e dëgjimit në qendër të trurit aktivizoheshin kur njerëzit dëgjonin një këngë për herë të parë. Sa më shumë të pëlqehej kënga, aq më e fortë ishte lidhja që krijohej. Pjesëmarrësit në studim dëgjuan 60 fragmente këngë… more »

Sëmundjet e zemrës dhe kanceri i gjirit, “vrasëset” e femrave

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 2 days ago
*Mjekët amerikanë: Shenjat e sëmundjeve, ja ç’duhet të bëni për t’i parandaluar* Është e ditur tashmë që zemra e femrës preket më shumë se ajo e meshkujve nga “sëmundja” e dashurisë, por pak mbase e dinë se edhe sëmundjet e vërteta të zemrës dëmtojnë më shumë “seksin e dobët”. Megjithëse sëmundjet e zemrës janë cilësuar si sëmundje të meshkujve, në të vërtetë fakti i dhimbshëm është se qysh nga viti 1984 më shumë femra sesa meshkuj vdesin më shumë nga këto sëmundje. 4 % e femrave diagnostikohen me kancer gjiri çdo vit, ndërsa me sëmundje zemre diagnostikohen 44 %. Vitin e kaluar, 3… more »

Kurat popullore që kurojnë sëmundjet e mëlçisë

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 6 days ago
*Ja cilat janë ushqimet që kurojnë dhe dëmtojnë mëlçinë* * * * * Mëlçia e zezë dhe lëngu që prodhohet prej saj luajnë rol të rëndësishëm në procesin e përgjithshëm të tretjes. Ushqimet kanë veti të shtojnë si sekretimin e lëngut të stomakut dhe të zorrës, ashtu edhe në nxjerrjen e lëngut të mëlçisë për në drejtim të zorrës, që luan rol të rëndësishëm në përzierjen e yndyrave në zorrë. Sëmundjet e mëlçisë së zezë dhe të rrugëve të saj bëhen shkak për lindjen e ndryshimeve të veçanta funksionale dhe në aparatin tretës. Mjafton të përmendim se në pezmatimin e zgjatur të fshikëzës së t… more »

Si të shëroni më kurat natyrale sëmundjet e zemrës dhe gjakut

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 1 week ago
*Sëmundjet kardiovaskulare, 59 % të vdekjeve në Shqipëri* * * * * *Sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë 59 % të vdekjeve në popullatën shqiptare, ndërkohë që vihet re një rritje e tyre me rreth 25 % në 20 vitet e fundit. Një pjesë e rëndësishme e kësaj rritjeje, sipas mjekeve, shkaktohet prej ndryshimeve demografike, rritjes së moshës mesatare të popullatës, por vërehet gjithashtu edhe një rritje nga shkaqe te tjera, kryesisht nga ndryshimi i stilit të jetesës. Shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri është grupi i sëmundjeve që lidhen me grupin e qarkullimit të gjakut, që prekin zemrën,… more »

Kurat me hithër për të kuruar sëmundjet e mëlçisë, reumatizmit dhe artritit

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 1 week ago
*Kurat me hithër shërojnë disa sëmundje* Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek. Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Kjo bimë ndihmon e dhe në problemet që mund të shfaqen në mëlçi dhe për prodhimin e lëngut në tëmth. Për këtë… more »

Kurat popullore për të shëruar infeksionet e rrugëve urinare dhe veshkat

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 1 week ago
*Si të përgatisni çajrat me fruta për të kuruar sëmundjet e traktit urinar dhe veshkave* * * * * *Thuajse çdo ditë dëgjojmë njerëz që të ankohen për shqetësimet që u sjellin infeksionet e rrugëve urinare. Stina e ftohtë ndikon në acarimin e këtyre problemeve, prandaj mjeket japin disa këshilla se si mund të parandalohet shfaqja e këtyre problemeve. Zbulimi i faktorëve të rinj që ndikojnë në shfaqjen dhe zhvillimin e sëmundjeve, simptomat e para, trashëgimia, kurat dhe shumë të tjera si këto vazhdojnë të jenë në qendër të punës së shkencëtarëve. Për ta ka ende shumë punë deri në evid… more »

Martesa i bën mirë shëndetit

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 1 week ago
Jeta e lirë, moderniteti, kushtet e ndryshme etj., po ndikojnë gjithnjë e më shumë që martesa të shihet me mëdyshje nga këndvështrimi i beqarëve. Por ka ardhur momenti që të qartësohen! Martesa do t’ju bëjë mirë për shëndetin dhe ky i fundit është më i rëndësishmi, apo jo! Këtë e kanë konfirmuar studime të ndryshme të publikuara së fundmi… *Ndryshimi* Të martohesh apo të mos martohesh?! Kjo është dilema. Martesa duket sikur nuk është më shumë në modë. Përkundër këtij legjislacioni që shpesh nuk jep të drejta të barabarta, numri i çifteve që preferojnë bashkëjetesën është në rri… more »

Simptomat dhe grupmoshat më të prekura nga meningjiti

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 2 weeks ago
Është vërtet e këndshme të jesh i gatshëm për të transmetuar lajme të mira dhe shpresëdhënëse. Por në fushën e mjekësisë kjo nuk ndodh shpesh. Edhe pse u realizua vaksina Meningacoçal C, kundër meningjitit që në vitin 1999, rastet e të prekurve nga kjo sëmundje, përgjithësisht fëmijët nën moshën 5 vjeç u shtuan me ritme të shpejta. Rasti i parë i vaksinimit në Angli kundër meningjitit ka ndodhur në 1992, me injektimin e Haemophilus Influenzae tipi B, e quajtur ndryshe Hib, ndryshoi numrin e të prekurve nga kjo sëmundje nga 800 të prekur e 25 të vdekur, që raportoheshin çdo vit në … more »

Çfarë e shkakton humbjen e dëgjimit?

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 2 weeks ago
*Është zhurma dhe jo mosha, faktori që na çon drejt humbjes së dëgjimit* *Shkenca* *JANE E. BRODY, The New York Times* Miliarda persona kanë probleme me dëgjimin, të shkaktuara nga zhurmat e vazhdueshme që na rrethojnë. “E vërteta e hidhur është se shumë prej nesh janë vetë përgjegjës për humbjen e dëgjimit”, shkruan Katerin Bouton në librin e saj “Të bërtiturit nuk të zgjidh punë”. Shkaku janë zhurmat ndaj të cilave ne e ekspozojmë veten ditë pas dite. Në mjedise të zhurmshme pune zbatohen rregulla të caktuara, por jashtë tyre jemi plotësisht të pambrojtur. Muzika nga kufjet, ko… more »

Frutat, perimet dhe ushqimet që kurojnë prostatën

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 2 weeks ago
*Gjithçka që duhet të dini mbi sëmundjen e prostatës* * * * * ** *Sëmundja e prostatës, është kthyer në një ndër shqetësimet më serioze për shëndetin e moshave të mëdha në ditët e sotme. Një pakujdesi e vogël, në mostrajtimin në kohë të kësaj sëmundjeje mund të çojë në pasoja fatale për jetën e pacientit. Kjo pasi mund të arrijë të shndërrohet nga një formë lehtë në një më të rëndë siç është sëmundja kanceroze e prostatës, që mbart dhe pasoja fatale për jetën. Prostata mund të trashëgohet dh nga faktorët gjenetikë, por në pjesën më të madhe të rasteve shkaktohet nga çrregullimi i h… more »

Gastriti, ja si ta kuroni me kurat natyrale dhe ushqime

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 3 weeks ago
Gastriti është një problem shëndetësor i cili lind si pasojë e një sërë faktorësh fizikë dhe kirurgjikalë, të cilët çojnë në ënjtjen e mukozës së stomakut. Kjo gjendje shpesh herë shndërrohet në kronike, gjë që sjell dhe përkeqësimin e mëtejshëm. *SHKAKTARËT E GASTRITIT* Ka disa arsye kryesore, të cilat specialistët i quajnë si faktorë që shkaktojnë gastritin. *Tejkalimi i pirjes së alkoolit* Tejkalimi i pirjes së alkoolit ose përdorimi i tij i shpeshtë mund të çojë në shfaqjen e gastritit. Ndërveprimi i shpeshtë i indeve të stomakut me alkoolin çon në dëmtimin e tyre, gjë që sj… more »

Lërini fëmijët të mërziten

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 3 weeks ago
Mërzia dhe vetmia shumë shpesh janë më të vlefshme sesa jeta aktive, fëmijët ndihmohen të meditojnë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese *Edukimi* *Hannah Richardson* Fëmijët duhet të lejohet të mërziten në mënyrë që të zhvillojnë aftësinë e tyre për të qenë krijues pa pasur vëmendjen konstante të të rriturve, thotë një ekspert i edukimit. Dr. Teresa Belton tha se mendimi aktual dominues që thotë se fëmijët duhet të jenë vazhdimisht aktivë, mund të dëmtojë zhvillimin e imagjinatës së tyre. Konkluzionet e saj bazohen në intervistat që ka pasur me shkrimtaren Meera Syal dh… more »

Hipertensioni, ja nëntë ushqimet që e mposhtin

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 3 weeks ago
Gati dy nga tre persona të moshuar me diabet kanë edhe hipertension (shtypja e lartë e gjakut). Që të dyja këto gjendje rrisin rrezikun për sulm në zemër, goditje në tru, sëmundje të syve dhe veshkave. Si sheqeri në gjak, ashtu edhe shtypja e gjakut luhatet gjatë ditës. Shtypja normale e gjakut është 120/80 mmHg. Rezultatet nën 120/80 mmHg konsiderohen normale, por një rezultat përmbi të nuk duhet të konsiderohet shkak për të krijuar panik. Kemi të bëjmë me hipertension, atëherë kur kemi dy apo më shumë lexime të rezultatit mbi 140/90. Sidoqoftë, njerëzit me diabet kanë cak më të … more »

SUPLEMENT në 6 faqe/Ja si ta kuroni diabetin me kura natyrale

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 3 weeks ago
– *Të gjitha përgjigjet që iu shqetësojnë mbi diabetin. Cilat janë bimët, frutat dhe perimet që kurojnë sëmundjen në kushtet e shtëpisë. Por edhe ushqimet që duhet të eliminoni. Në suplement do të gjeni këshilla edhe nga mjekët.* *Diabeti, mes rreziqeve dhe zgjidhjeve* Falë një informacioni gjithnjë e më të përhapur, “bashkëjetesa” me sëmundjen po bëhet më e thjeshtë. Ekspertët shpjegojnë se si të menaxhohen rreziqet e kësaj patologjie. Të hollat nuk mjaftojnë për të blerë lumturinë, por kënaqësia për jetën shkon krah për krah me të ardhurat. Mjekët bëjnë të ditur s… more »

Frutat, perimet dhe vitaminat që kurojnë të gjitha sëmundjet

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 3 weeks ago
*Kurat për të sëmurët me zemër, diabet, tension, prostatë, stomak, etj * *Është e shëndetshme që të konsumohen çdo ditë sa më shumë fruta dhe perime. Veçanërisht portokallet. Shpesh herë konsumimi i drithërave, brumërave dhe sheqerit sjell një mbingopje të organizmit me karbohidrate. Prandaj këshillohet të konsumohem frutat dhe perimet të paziera mirë, duke qenë të pasura me vitamina dhe betakarroten, ato janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në uljen e barkut. Pjepri, pjeshka, karota dhe kungulli janë të pasur më betakarroten, ndërsa portokalli, kivi janë të pasura me vitamin… more »

Variçet dhe damarët në këmbë, si kurohen

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 3 weeks ago
Nëse doni të shmangni variçet venoze bëni kontrolle mjekësore. Shumë gra mbi moshën 30 vjeç vuajnë nga dhimbja dhe shfaqja e variçeve, por vetëm duke mbajtur sistemin digjestiv në lëvizje, mund të gjeni çelësin e shmangies së këtij problemi. Këshilla e mjekëve për gratë është të parandalojnë shfaqjen e varikozës duke zgjedhur ushqime të pasura me produkte të bimëve me kërcell, (fibra) gruri, orizi, etj., të cilat ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme. Evitoni dhe qëndrimin ul… more »

Si të njihni një pedofil, ja cilat janë truket e tij për të gënjyer fëmijët

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 4 weeks ago
*Si ti mbroni fëmijë, faktet që duhet t’u mësoni që të mos bien pre e abuzuesve * *Si të njihni një pedofil, ja cilat janë **truket e tij për të gënjyer fëmijët* *Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit që ka tronditur çdo qytetar, gazeta “Tirana Obsever” për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve boton një speciale mbi pedofilinë. Çfarë është pedofilia, si ta njihni një pedofil, dhe si t’i mbroni fëmijët e juaj. * * * *Dr. Angela Pileci* Nuk është e vërtetë që pedofili është një monstër e tmerrshme nga pamja. madje ai nuk frekuenton as ambiente perverse. e kundërta, ai është një njeri… more »

12 fakte flagrante mbi supermarketet

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 4 weeks ago
Sistemi i sotëm botëror i ushqimit ka evoluar nga ai lokal, bio, i freskët në sistemin industrial, omgj dhe të konservuar. Është e frikshme të mendohet se në çfarë kushtesh mund të jenë produktet e përditshme në rastet e shmangies nga standardi. *Konsumatori* * * Një kamerier i inatosur që sillet keq me porosinë ose ndonjë shef i ngathët, i cili mund të na e fusë përsëri në pjatë biftekun që i ra nga duart, – këto janë makthet që na zënë teksa qëndrojmë të ulur në karriget e restoranteve. Mos u shqetësoni, ka edhe fakte flagrante që ju ndodhin para syve. Ushqimi që përgatisni në… more »

Si të kuroni prostatën, stomakun, tensionin me hudhra, qepë dhe presh!

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 5 weeks ago
*Kurat që rekomandojnë mjekët popullorë dhe recetat përkatëse* * * Hudhra është një prej produkteve më të pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58 për qind insulinë. Një kilogram hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit. Gjithashtu, përdorimi i hudhrës ka vlera të pakrahasueshme në uljen e kolesterinës në gjak. Nga studimet e bëra në SHBA, ku u eksperimentuan 45 burra, që kishin vlerë të lartë të kolesterinës dhe që përdorën çdo ditë 6 thelpinj hudhre, u arrit në përfundimin se vlera e yndyrës në gja… more »

9 ushqimet që duhen shmangur kur jeni me diabet

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 5 weeks ago
*Diabeti kërkon përkujdesje të përditshme që përfshin monitorimin te sheqerit në gjak, të ngrënit e një diete të shëndetshme dhe natyrisht duke mbajtur në qendër të vëmendjes tuaj komplikimet e mundshme me zemrën, sytë, dhe organet e tjera. Kontrollimi i peshës është e rëndësishme kur jeni me diabet. Nëse jeni obeze (mbipeshë), duke humbur disa kg – qoftë edhe vetëm 4-5 kg, mund të ndihmojë në përmirësimin e ndjeshmërisë së insulinës tuaj dhe kontrollin e sheqerit, reduktimin e triglycerides dhe kolesterolin LDL, si dhe ulet tensioni ne gjak. Një dietë e shëndetshme për diabetin do… more »

SUPLEMENT/Recetat me bimët mjekësore për të shëruar të gjitha sëmundjet

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 5 weeks ago
* * *Sot në botë njihen dhe kultivohen afro 120 lloje bimësh mjekësore. Në jetën e njeriut ato luajnë rol shumë të rëndësishëm jo vetëm si ushqim, por edhe si ilaç shumë efikas ndaj shumë sëmundjeve, kjo pasi ato përmbajnë mbi gjysmën e elementeve të njohura kimike. Për këtë edhe për faktin se të gjitha frutat dhe perimet janë të pasura me vitamina e kripëra minerale dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimeve, mjekët e të gjitha kohërave janë të të njëjtit mendim kur flasin se ato janë burimi kryesor i vitaminave, acideve organike, kripërave minerale e lëndëve që u japin atyre shije të kë… more »

Receta e uthullës së hudhrës që kuron sëmundjet e zemrës, tensionit, zorrëve

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 5 weeks ago
*Si ta përgatisnin uthullën e hudhrës në shtëpi* * * *Historiku i kësaj recete* Këtë recetë e ka zbuluar komisioni i ALECSO-s, i Kombeve të Bashkuara në Ausev, pikërisht në vitin 1972. Kjo recetë është përkthyer thuajse në të gjitha gjuhët e botës, dhe ekzistenca e saj daton që 4000/5000 vjet para erës sonë. ** *Përgatitja e uthullës së hudhrës në shtëpi* *Merr 200 ml uthull molle dhe 200 gram hudhra të qëruara dhe të shtypura dhe i vendos në një kavanoz prej qelqi që mbyllet mirë me kapak dhe nuk i futet ajri, por duke lënë një hapësirë prej 4-5 cm nga kapaku i kavanozit e der… more »

Psikologji: Çfarë të bën një mik të vërtetë?

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 1 month ago
*Bota është bërë një fshat i vogël. Njerëzit përshkruajnë distanca të gjata brenda pak orësh, ndryshojnë vendbanim bashkë me vendin e punës dhe shumë shpesh, ndryshojnë edhe atdhe në kërkim të një jete më të mirë. Familjet po bëhen më të vogla. Por pavarësisht se sa shpejt mund të përshkojmë mijëra kilometra, sërish kemi nevojë për diçka të vjetër, miqësinë* * * * * Miqësia është një gjë shumë e rëndësishme. Ajo është edhe një prej arsyeve pse njerëzit ndihen të vetmuar ose në rrënim emocional kur lëvizin nga një vend në tjetrin. Ne kemi nevojë për familje dhe jo terapi. Ne kemi ne… more »

Kujtesë e shkëlqyer për të moshuarit

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 1 month ago
Nëse keni gjyshër të cilët kanë probleme me kujtesën, atëherë bëni mirë t’u hapni një profil në “Facebook” dhe t’ua çoni atje recetën e ilaçeve. Studiuesit thonë se ka 25 për qind më shumë mundësi që ta mbajnë mend. “Facebook” Shpesh “Facebook” dhe rrjetet e tjera sociale konsiderohen si shpërqendrime, të cilat nuk i ndihmojnë aspak personat që i përdorin. Ndodh që të shkëpusim aktivitetin ditor për të kontrolluar se çfarë të reje ka në “Facebook”, apo se kush na komentoi në ndonjë foto. Një studim i ri mendon se disa lloje të veçanta shpërqendrimesh, ku futen edhe rrjetet sociale… more »

22 pyetje dhe 22 përgjigje për diabetin, gjithçka mbi sëmundjen e sheqerit

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 1 month ago
*Si t’i përdorni medikamentet, nga çfarë të ruheni* * * * * *Keni vite që vuani nga diabeti dhe çdo ditë ju lindin pyetje të reja rreth sëmundjes suaj? Çdo ditë përballeni me dilemat rreth ushqimeve që duhet të hani? Çfarë ndikon në ngritjen e nivelit të sheqerit? Si ta kontrolloni diabetin? Specialistët e shëndetësisë kanë dhënë përgjigje për 22 pyetjet e përditshme të pacientëve të sheqerit.* * * *Si ndikojnë emocionet në ekuilibrin e diabetit?* Ekuilibri i diabetit është shumë i ndjeshëm ndaj emocioneve dhe gjendjes shpirtërore. Ekziston një lidhje e ngushtë funksionale ndërmjet si… more »

Të parit: Faktet që nuk dini për sytë tuaj

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 1 month ago
Askush nuk mund të kundërshtojë faktin se pa pesë shqisat tona jeta do të ishte e vështirë për t’u përballuar. Nëse do t’i pyesnim njerëzit se cilën shqisë do të dëshironin më pak të humbitnin, ata do të përgjigjeshin “shikimin”. Ja nëntë faktet që nuk i dini për sytë tuaj: 1. Çdo të moshuari i duhen syze për të lexuar 99 për qind të popullsisë botërore fillojnë t’i nevojiten syze për lexim gjatë moshës 43-50 vjeç. Kjo ndodh sepse lentet e syve e humbin me kalimin e kohës aftësinë për t’u përqendruar. Në mënyrë që sytë tuaj të fokusohen te gjërat e mëdha, lentet ndryshojnë form… more »

Pesë mitet e gabuara mbi duhanin

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 1 month ago
*Janë në qarkullim 5 mite kryesore që pengojnë heqjen dorë nga duhanpirja. Këto 5 mite, që janë thjesht 5 gënjeshtra, tashmë kanë përballë 5 të vërteta të mëdha. Pamundësia e ndalimit të duhanpirjes është një thashethem i keq, një konsideratë e pavërtetë.* * * *PSIKOLOGJI* * * *Dhe pesë antimitet që ndihmojnë në lënien e duhanit përgjithmonë* *(Prof. Dr. Xhelo SULO)* * * Ai kishte qenë i tejngopur me gënjeshtra që i vinin nga disa burime, madje dhe nga vetë trupi i tij. Për shumë duhanpirës, ndalimi i pirjes së duhanit duket një ide dhe punë e pamundur. Personazhi i këtij shkrimi është… more »

Vera dhe rrushi i kuq ju mbrojnë

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 1 month ago
Vera e kuqe, e njohur për mbrojtjen ndaj kancerit, ndaj sëmundjeve bakteriale, për mbrojtjen e sistemit imunitar dhe për efektet qetësuese në tru, zbulohet se parandalon edhe humbjen e dëgjimit** Humbja e dëgjimit Zbulohet se përbërësi i verës së kuqe, resveratroli, parandalon humbjen e dëgjimit, pakëson mundësinë për problemet e zemrës, kancerin dhe për çmendurinë. Një studim i kryer nga spitali “Henri Ford” në Detroit, shprehet se minjtë e shëndetshëm të ushqyer me resveratrol kishin më pak mundësi të vuanin humbjen e dëgjimit, pavarësisht zhurmës së vazhdueshme të nxitur ng… more »

Paniku dhe ankthi, si dallohen, ndryshimet mes tyre

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 1 month ago
*Kush janë simptomat e para që shfaqen dhe ndryshimet mes tyre* Paniku karakterizohet si një episod alarmi(frike), i cili fillon menjëherë dhe mund të zgjasë rreth gjysmë ore. Kur njeriu është në këtë fazë mund të shfaqë dridhje të trupit të pakontrollueshme, marrje fryme, rrahjet e zemrës shpejtohen, djersitet, i merren mend dhe po ashtu mund të ketë ndjesi shtrëngese në fyt apo në kraharor. Kjo sëmundje ndryshon pak nga format e tjera të krizave të anktheve (anxiety attacks) sepse zakonisht ataket e panikut kanë fillim të menjëhershëm, të paprovokuar nga ndonjë stimul i jashtëm… more »

Këshilla për një lëkurë të butë gjatë dimrit

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 1 month ago
Ajri i thatë dhe i ftohtë i dimrit mund t’i shkaktojë shumë dëme lëkurës suaj, prandaj është shumë e dobishme ta mbani atë të lagësht dhe të shëndetshme. *Përkujdesje* Gjatë sezonit të verës, kujdesi ndaj lëkurës duhet të jetë i madh, pasi janë të shumta problemet që mund të na shkaktojë dielli. Dermatologu Nikolas Perikone shprehet se edhe gjatë dimrit, duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi fytyrës, pasi thjesht të mbështjellja me shall nuk është përkujdesja e duhur. Sa më shumë të bien temperaturat në dimër, aq më pak avuj uji qarkullojnë në ajër. Lagështia e ajrit. Dëshira jonë p… more »

Proteza e syve bëhet realitet

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 1 month ago
Bioteknologjia sfidon sëmundjen e verbërisë. Bëhet i mundur impianti retinal, që kthen shikimin te personat e verbërShkencëMiratohet pajisja për trajtimin e verbërisëA kanë krijuar shkencëtarët më në fund të shumëpriturin “syrin bioteknologjik”? Kërkimet për të krijuar një protezë retinale, e cila do t’u jepte të verbërve mundësinë të shihnin sërish, ka qenë një sfidë për shkencën e sotme. Për herë të parë në histori është aprovuar projekti “Argus II” për syrin bioteknologjik, një protezë retinale që mund të përdoret për të kuruar verbërinë e plotë. Kjo risi është sjellë nga Kompa… more »

Shtatzëna për herë të parë?!

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 1 month ago
Pasi ngelin shtatzënë, femrat përballen me një rritje të menjëhershme të estrogjenit dhe progesteronit, por edhe me ndryshimet në sasinë e funksionin e shumë hormoneve të tjera *Ja se cilat janë ndryshimet e trupit që ndodhin gjatë kësaj periudhe * Gjatë shtatzënisë, disa ndryshime hormonale, fizike dhe psikologjike janë më se normale. Ne po ju paraqesim disa nga ato më të zakonshmet që ndodhin pothuajse te të gjitha gratë shtatzëna. Ndoshta shumë prej jush i kanë provuar, por ato të cilat e kanë për herë të parë, do të mësojnë se çfarë do të presin. *Ndryshimet hormonale * … more »

Me avokado për rënien në peshë dhe përmirësim të shëndetit

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 1 month ago
*Ky frut ekzotik ka një sërë ushqyesish, në rast se merret në mënyrë të vazhdueshme shton në organizmin e vet 36 për qind më shumë fibra dhe vitaminë E. Në të njëjtën kohë merr edhe një sasi prej 16 për qind magneziumi shtesë mesatares, 16 për qind potasium, dhe 48 për qind vitaminë K* Duke konsumuar frutin e avokados do të arrini të përmirësoni formën fizike, përpara ardhjes së stinës së ngrohtë të verës edhe pse duhen edhe ca ditë. Sipas një studimi të fundit kryer nga instituti i shëndetit dhe ushqimit avokado si frut ka efekte pozitive në dietën ushqimore, duke e bërë atë më … more »

Studime

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 1 month ago
*Sinoziti, kurimi vjen nga një bakter * * * Për shumë gra që vuajnë nga sinoziti, ka shpresa se kurimi do të vijë nga një bakter. Të paktën sipas një studimi britanik, rezulton se ky bakter mund të rezultojë tejet frytdhënës për trajtimin e kësaj sëmundje. Studimi ka qenë i drejtuar në analizën e një enzimë të izoluar nga një bakter, i cili ndodhet në algat e detit. Bakteri quhet “Bacillus licheniformis” dhe është izoluar nga shkencëtarët e Universitetin Newcastel. Enzima e nxjerrë është e dobishme për nënshtrimin e baktereve që shkaktojnë sinozitin veçanërisht sinozitin kronik. Re… more »

Thonjtë artificialë, rreziqet që vijnë

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 1 month ago
*Vendosja e thonjve artificialë, një modë e cila nëse nuk aplikohet në vende të specializuara së bashku me trajtimet e duhura të produkteve, mund të rezultojë e dëmshme, deri në rrezik* Vendosja e thonjve artificialë, edhe pse një metodë estetike tejet e bukur, ka edhe anët negative të saj, sikurse janë rreziqet dermatologjike, të cilat duhet të njihen para aplikimit. *Metoda * * * Metoda më e përdorur pas manikyrit, është aplikimi i antiseptikëve, si dhe aplikimi i një dehidratuesi alkoolik me bazë alkoolin izopropolik apo vendosjen e një ngjitësi. Për të vijuar më pas me vendosj… more »

Studimi, shkenca gati t’i bëjë njerëzit të jetojnë më shumë

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 1 month ago
*Nuk ka nevojë për kura të vazhdueshme, nuk ka nevojë për medikamente apo të jetosh në mjedise të gjelbra dhe me ajër të pastër. Jo! Çdo gjë do të zgjidhet në bazë të disa ndërhyrjeve në turpin e njeriut, të cilat do të shtojnë rreth 20-30 vjet jetë për çdo njeri* Dekadat e fundit kanë treguar se njerëzit jetojnë më shumë. Shërimi i sëmundjeve, por edhe kujdesja për veten me medikamente të shumta ka bërë që njerëzit të jetojnë akoma dhe më shumë. Një studim i bërë nga një universitet në Britaninë e Madhe tregon se shkenca ka ecur aq shumë sa për të ndikuar direkt në rritjen e jetëg… more »

SUPLEMENT/Stomaku, ulçerat dhe gastriti, ushqimet dhe frutat që kurojnë sëmundjet

Lajmëtari Shkup at Shëndeti dhe bukuria – 1 month ago
*Gazeta “Tirana Observer” në suplementin e sotëm përmbledh këshillat nga mjekësia popullore për të kuruar sëmundjet e stomakut. Në suplement do të lexoni mbi ushqimet dhe frutat që kurojnë ulçerë, gastritin, etj. Ajo që është më e rëndësishme, mbi të cilën bien dakord, si Mjekësia Popullore, ashtu edhe ajo moderne e ditëve të sotme, lidhet me faktin se në tryezën tonë nuk duhet të mungojnë në asnjë vakt frutat dhe perimet. Larmia e tyre duhet të jetë e madhe, kjo edhe për faktin se organizmi i njeriut asimilon gjithçka, duke i shndërruar ato në vitaminat dhe karbohidratet bazë për … more »

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *