Hapet Zyra e aplikimit të Pasaportës Biometrike Shqiptare, në New York

BEQIR SINA, New York City

Presidenti i Shqipërisë zoti Bujar Nishani preu shirtin e Zyrës së aplikimit të Pasaportës Biometrike në New York, e cila ndodhet në mjediset e Konsullatës së Përgjithshme në qytetin e New Yorkut

NEW YORK CITY : Presidenti i Republikës, së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, – zoti. Bujari Nishani, i shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, zoti Dritan Mishto, Zëvendësministri i Brendshëm, zoti Ferdinand Poni, Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjeve, zoti Michael Granoff dhe Drejtori i Kompanisë “Aleat”, zoti Jean-Alain Jouan (Zhan Alën Zhuan) , mori pjesë të enjten pasdite në përurimin e zyrës së aplikimit të pasaportave biometrike në New York .

Në hyrje të Konsullatës, Kryetarin e Shtetit, kishin dalë për t’a pritur një grup emigrantësh shqiptarë, veprimtar të dalluar të komunitetit, dhe të rinjët e organizatës Rrënjët Shqiptare, të cilët e uruan Presidentin e Shqipërisë zotin Bujar Nishani për suksesin e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ngrohtësinë e treguar gjatë kësaj vizite të parë në SHBA, ndaj bashkësisë shqiptare.

Të rinjët e oragnizatës Rrenjët Shqiptare, i dhuruan Presidentit Nishani një hartë të Shqipërisë etnike.

Në ceremoninë e fillimit të procesit të aplikimit për pasaportë biometrike, e cila u shoqërua me prerjen e shiritit nga Presidenti Nishani, u realizua dhe procesi i parë i aplikimit nga një qytetare shqiptare, e cila tha se jam e lumtur që po marrë pashaportën biometrike të vendit tim

Gjatë ceremonisë së inagurimit të kësaj zyre Presidenti Nishani gjeti rastin të vlerësoi këtë projekt si tha ai ” Një arritje tjetër kjo e institucioneve të shtetit shqiptar dhe shprehje e kujdesit të vazhdueshëm ndaj emigrantëve tanë kudo ata jetojnë- nga kjo qeveri”.

I ftuar në këtë përurim, ishte dhe Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjeve, zoti Michael Granoff, i cili shprehu vlerësimin e tij për cilësinë e dokumentave të prodhuara dhe shërbimin cilësor që do t’u ofrohet shtetasve shqiptarëduke thënë se “Qeveria shqiptare me këtë zyrë bërë më të mirën për qytetarët e saj kudo në botë”.

Më pas Konsulli i Përgjithshëm, i Shqipërisë në New York, zoti Dritan Mishto e njohu Presidentin Nishani dhe të ftuarit me procedurën dhe sistemin e aplikimit, interesimin e emigrantëve për të aplikuar duke shprehur bindjen se me këtë shërbim qeveria shqiptare përmbush një nga detyrimet themelore në ndihmë të bashkësisë shqiptare. Ai tregoi me këtë rast dhe aplikimin e parë zyrtarë për pashaportën shqiptare biometrike në Amerikë.

Në fund për gazetën Bota Sot, Presidenti i Republikës, së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, – zoti. Bujari Nishani, tha se ” Për mua ishte një kënaqësi e veçantë, që gjatë qëndrimit tim në SHBA, punimet e Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara në New York, që të koincidonte edhe me hapjen e kësaj Zyre të aplikimit të pashaportave biometrike.

Duke ditur se në SHBA, ka një komunitet shumë të madh shqiptarësh – qoftë nga ata që quhen të ardhur heret, por edhe nga atat të dy dekadave të fundit dhe nga ata me student-viza dhe viza-pune, dhe që të gjithë ata që kan shtetësinë shqiptare, tash të ken kan shancin të paisen me pranë zyrës së aplikimit të pasaportave biometrike në Neë York .”

Më tej zoti Nishani pohojë se :”Natyrisht, kjo është një arritje e qeverisë shqiptare për të hapur edhe këtu në New York, të SHBA, zyrën paisjes të qytetarëve shqiptarë me pasaportat biometrike, të një teknologjie nga më bashkohoret. Kjo, u shpreh ai është edhe një punë në vazhdimësi që ka bërë gjatë këtyre vjetëve edhe Ministria e Punëve të Brendëshme gjatë gjithë kësaj kohe, për tju dhënë qytetarëve shqiptarë kudo që ata janë pashaportat shqiptare.”

Përfitojë nga ky rastë, u shpreh Presidenti Nishani, të falmendrojë edhe Presidentin e kompanisë Aleat, Jean-Alain Jouan Presidentin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të ndërmarrjeve, Michael Granoff, të cilët me këtë projekt të madh kan sjell një standart jashtëzakonishtë të arrirë në këtë fushë, edhe për qytetarët shqiptarë, të cilët mbas qëndrave më të rëndësishme të shqiptarëve në Europë, prej sot kan zyrën e pashaportave biometrike edhe në New York- Shtetet e Bashkuara të Amerikës.,

Lidhur me pyetjen se ao do t’i shërbej kjo zyrë edhe regjistrimit të diasporës dhe votimit të emigrantëve , Presidenti i Shqipërisë zoti Bujar Nishani tha se :”Natyrishtë, që ky është një proces i cili përbën një resource dhe një mundësi për të gjithë shërbimet e tjera të nevojshme që kan qytetarët shqiptarë në Amerikë. Dhe nga kjo përfitojnë qytetarët duke filluar nga regjistrimi, mënyra e votimit elektornik, dhe mundësi të tjera që ofrohen dhe kërkon kjo teknologji sot. Dhe ajo demostrohet edhe përmes këtij angazhimi dhe punës së kësaj zyre, e cila do të funksionoi me kapacitet të plotë këtu në Neë York- SHBA”.

Për gazetën tonë foli dhe Presidenti i kompanisë konceionare Aleat – zoti Jean-Alain Jouan (Zhan Alën Zhuan) i cili nënvizoi bashkëpunimin e deritanishëm, si të shkëlqyer me pritshmërinë për të vijuar edhe në të ardhmen edhe në disa nga vendet e tjera, ku më së shumti jetojnë shqiptarët në botë. Ai premtojë një shërbim bashkohorë, i cili do të realizohet mbi kërkesën për marrjen e të gjitha masave për të përballuar fluksin e mundshëm, meqense këtu në SHBA jeton një numër i konsiderueshem i shqiptarëve, të cilët kan dëshirë, për t’u pajisur me dokumentet e reja të identifikimit, duke ju siguruar jo vetëm teknologji por edhe facilitetet e tjera më se të nevojshme”..

Zëvendësministri i Brendshëm, zoti Ferdinand Poni, thotë se : “Qeveria e Shqipërisë dhe kompania që prodhon këto pashaporta, me këtë hapje zyre në SHBA, i është përgjigjur në një masë kërkesave të shumta të qytetarvë tanë që banojnë e jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët dëshirojnë të paisen me pashaportën biometrike.

Në anën tjetër, tha ai kjo tregon se nën kujdesin e qeverisë shqiptare në meteropolin e botës në New York, po hapet një Zyrë e aplikimit të Pasaportës Biometrike, e cila është nga më modernet dhe nga më bashkohoret., dhe është e gashtëshme, që të paisë qytetarët e saj tani me dokumentat e indetitetit të një cilësie dhe teknologjie më të fundit në botë – aplikimi online aplikime onstopshop dhe aplikime me nje ndales, ku gjithçka bëhet në këtë zyrë.

Për këtë shtoi zoti Poni, në përgjigje me kompaninë franko-amerikane i kemi marrë të gjitha masat për t’ju përgjigjur një fluksi të shtuar të këtyre qytetarëve në Amerikë, ku padyshim që Shqiptarët e kan në shtëpin e tyre të dytë – dhe mikun tonë të madh, ata tani do të ndihen edhe me shqiptarë, mbasi këto dokumenta ia kanë rritur krenarinë dhe dinjitetitn shqiptarit. Ne kemi deri tani mbi 3 milion karta indetiteti, të cilat e kan bërë shumë solide indetifikimin e indetitetit shqiptarë edhe në botë.

Zëvendësministri i Brendshëm, zoti Ferdinand Poni, theksoi në fund që si në Athinë, Selanik, Romë e Milano, tash edhe në New York, – SHBA, suksesi ynë si qeveri ka të bëjë edhe më qenien afër qytetarëve. Ata që duan tani mund ta bëjnë këtu pasaportën pa qenë nevoja të vijnë në Shqipëri. Ky sistem është i lidhur me regjistrin e gjendjes civile. Jam shumë i kënaqur për diçka që pavarësisht se ku jetojnë e janë integruar, më bie menjëherë në sy që shqiptarët kanë dëshirë të kenë dokumente shqiptare.

Kjo ka të bëjë, tha zoti Poni, më ndjenjën dhe lidhjen e fortë me vendindhe që unë dua të besoj se lidhet shumë dhe me cilësinë e dokumenteve tona. Sepse, duke cituar kryeministrin Berisha, një pasaportë e mirë i jep dinjitet mbajtësit. Pra, tha Zëvendësministri i Brendshëm, zoti Ferdinand Poni, shqiptari nuk është më një lypës që e linin tek dera siç ndodhte tre-katër vjet më parë ose edhe më vonë. Ai është një njeri që mban një dokument të besueshëm me të cilin i duhen rreth 5 sekonda të kalojë. Kjo është Europa jonë kjo tash është edhe Amerika – SHBA. Ajo ka qenë ëndrra, të shkojmë e të jemi të barabartë, realizohet sot, dy dekada pas rënjes së komunizmit – në vendin tonë”.

Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, zoti Dritan Mishto, thotë se:'”Në emër të Konusllatës dhe të gjithë atyre shqiptarëve të Amerikës, që kan treguar një interesim të jashtëzakonëshëm për hapjen e kësaj Zyre ju faleminderojmë për pjesmarrjen tuaj në inagurimin këtu në New York., mbasi kjo tregon edhe një her atë kujdesine madh të qeverisë shqiptare, për qytetarët e saj – kudo që janë për t’i pasiur ata edhe me kartat e indetitetit më bashkohoret.”

Ai, gjithashtu theksoi se mundësia e krijuar për qytetarët shqiptarë jashtë vendit për të aplikuar për pasaporta biometrike pranë vendeve të punës dhe banimit mbështetet në angazhimin dhe politikat e qeverisë shqiptare për të ofruar shërbimet sa më pranë qytetarit , duke hapur edhe këtu në New York zyrën e aplikimit të pasaportave biometrike,

Shtetasi shqiptar duhet të paraqitet personalisht me një nga dokumentet e identifikimit me fotografi dhe me të dhëna të qarta:

– Pasaporta e vjetër
– Çertifikatë e lindjes (për shtetasit nën 16 vjeç)
– Çdo dokument tjeter identifikimi me foto (të lëshuar nga autoritetet
amerikane ose shqiptare)

Tarifa e aplikimit është 215 USD. Pranohet vetëm money order.

Ju lutem mbani pasasysh se përpara çdo aplikimi do të verifikohen nga sistemi elektronik të dhënat personale të aplikantit.

Procedura e aplikimit, e cila zgjat mesatarisht 10 minuta përmban verifikimin e të dhënave personale, marrjen e fotos digitale, skanimin e gjurmëve të gishtërinjve dhe firmën elektronike.

Orari i aplikimit është 10.00 am – 04.00 pm; E Hënë – E Premte. Për të shmangur vonesat në aplikim dhe kohën e pritjes ju lutem telefononi tek 212-255-7381 nga ora 10.00 am – 02.00 pm.

One thought on “Hapet Zyra e aplikimit të Pasaportës Biometrike Shqiptare, në New York

  1. kam nje problem me mamen teme .ju lutem me ndimoni .ka ardhe me vise i ka skadu pashaporta si shqiptare e ditun jo me ardhe me pashaport te re prej shqiniet po i ka ra rruga te ambasada e ka thane po hy e po e provoj me mendimin se nuk po ja japin visen .make the story short ,its imposible to fly to NYC , i really will drive her there in the hard beep but i am having trouble because she has termoflobik ne kembe e e kam qu deri ne californi ka pefundu IR please help me .i really need your help , they need the passport at immigration i am going crazy …my name is nila and i live in arizona .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *